Protesta, shoqëria civile:
“Të fuqizohet kuota gjinore”

Protesta, shoqëria civile:<br />“Të fuqizohet kuota gjinore”
TIRANË - Shoqëria civile ka protestuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar publikisht këtij të fundit, të mos hezitojë për të miratuar fuqizimin dhe zbatimin e kuotës gjinore. Ato kanë kërkuar që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke, të marrë seriozisht kërkesat dhe propozimet e tyre, që synojnë arritjen e standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore në politikë e vendimmarrje. Sipas tyre, gratë përbëjnë mbi 50% të popullsisë në Shqipëri, por edhe pse ato janë grupi më i madh shoqëror në vend, vazhdojnë të mbeten gjinia më pak e përfaqësuar në politikë dhe në vendimmarrje.

KËRKESAT
“Kodi Zgjedhor të përmirësohet duke vendosur si detyrim ligjor, ndaj çdo partie politike që merr pjesë në zgjedhje, kandidimin e 1 gruaje në çdo 3 emra, në çdo listë elektorale për deputetë, kryetarë bashkish dhe komunash, anëtarësh të këshillave bashkiake e komunalë;

Kodi të sanksionojë me ligj detyrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të mos pranojë asnjë listë të kandidatëve në zgjedhje të partive politike, në KQZ dhe KZAZ, që nuk plotëson deyrimin 1 në 3;

Kodi të garantojë se 30% e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të jenë gra dhe vajza;

Kodi të fuqizojë sanksionet për eleminimin e votimit familjar, ku gratë, sidomos në zonat rurale, detyrohen të votojnë kundër dëshirës së tyre.”
Gjatë këtij manifestmi u shpreh vendosmëria që nëpërmjet të gjitha formave, përfshirë edhe protestat, të luftohet, me qëllim arritjen e pjesmarrjes dhe përfaqësimit dinjitoz të grave dhe vajzave në politikë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale