Simpatizantë të PD dhe LSI nga i gjithë vendi janë nisur këtë mëngjes drejt Tiranës. Qytetarët do t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila pritet të nisë në orën 09:30.
Nga Qarku i Lezhës po vijnë drejt kryeqytetit rreth 1500 simpatizantë, ashtu si dhe nga Qarku i Dibrës janë rreth 1500 simpatizantë që po udhëtojnë drejt Tiranës.
Gjithashtu, në orët e para të mëngjesit janë nisur dhe nga qyteti i Beratit simpatizantë të opozitës për t’u bërë pjesë e protestës. Këta të fundit janë kryesisht me autovetura, ndërsa mësohet se janë të paktë në numër.
Qytetarë nga i gjithë vendi pritet t'i bashkohen protestës së opozitës për kryeprokurorin e ri të përkohshëm.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com