Protesta te Bregu i Lumit, reagon Veliaj: Do japim banesa sociale dhe bonus qiraje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur që të çojë deri në fund projektet madhore, siç është edhe rasti i Bulevardit të Ri, i cili është tashmë në fazën e fundit të ndërtimit të tij. “Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapaguesëve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”, sqaroi Veliaj.

Ai u shpreh se qyteti nuk mund të mbetet peng e karshillikut dhe interesave politike të një grupi të caktuar, pasi shumica e qytetarëve kanë votuar që transformimi i qytetit të ecë përpara. “Ne e kishim një qytet ku s’bëhej asnjë punë, por votuam për një qytet që të bënte gjëra. Ndaj, si një qytet që bën gjëra, do vazhdojmë të bëjmë gjëra: do vazhdojmë të bëjmë shkolla, do vazhdojë unaza te Astiri, do vazhdojë Bulevardi i Ri, se në fund të ditës shumica ka vendosur që qyteti të ecë përpara. Kush mendon se ka nevojë për ndihmë ekonomike, për banesa sociale, për bonus qiraje, për kredi të butë, do t’i marrë, por jo te Bregu i Lumit. Ajo është një hapësirë që duhet ta shijojmë dhe duhet ta shfrytëzojmë të gjithë. Oferta është aty prej 5 muajsh për banesat sociale, është kjo e vetmja mënyrë sesi mund të ndihmojmë hallexhinjtë, por pa i kthyer në hallexhinj 1 milion të tjerë që duan zgjidhje nga qyteti i Tiranës”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Shemben shtëpitë tek 'Bregu i Lumit', Veliaj: Do japim banesa sociale dhe bonus qiraje


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja