TIRANE - Studentë dhe pedagogë të Ekonomikut kanë protestuar sërish ditën e sotme për ndërtimin që po ngrihet në oborrin e tij.
Paraditen e sotme studentët e Fakultetit të Ekonomisë duhet që të ishin ulur në auditore që të jepnin provimet e vjeshtës, por ata janë ulur në oborr duke protestuar në këtë mënyrë për ndërtimin që po bëhet.
Studentëve u janë bashkuar edhe pedagogët e këtij fakulteti në shenjë proteste.
Prej ditës së hënë, datës 2 Shtator është pezulluar funksionimi i Fakultetit të Ekonomisë duke anulluar të gjitha provimet e vjeshtës dhe cfarëdolloj veprimtarie tjetër që organizon administrata dhe stafi akademik i këtij fakulteti.
Gjatë ditës së djeshme, u zhvillua protesta e radhës duke bojkotuar provimet e parashikuara për sezonin e shtatorit të ditës së sotme.
(Ne foto protesta dje)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com