Ka nisur dita e 63-të e protestës së banorëve te Unaza e Re. Banorët kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë proteste. Me thirrjet: ‘E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, projekti i Unazës është korruptiv’-banorët kanë nisur edhe sot protestën. Banorët kërkojnë anulimin e projektit.

Edhe pse opozita, veçanërisht PD ka njoftuar se do të kishte deputetë në mbështetje të banorëve, vetëm Klevis Balliu është shfaqur për mediat, asnjë tjetër madje as kreu i PD Lulzim Basha i cili prej kohësh nuk është shfaqur në protestën e banorëve të Astirit, s'ka qenë i pranishëm. Deputeti i PD, Balliu, i pranishëm në protestë, iu bëri thirrje banorëve që ditën e hënë të bashkohen me protestën e studentëve.

Energjia juaj dhe fuqia jote do të bashkohet ditën e hënë me studentët për të luftuar të keqen më të madhe Edi Ramën. Prokurorja Marku duhet të vërë para drejtësisë Ramën, Gjiknurin dhe Qendron, nës nuk i ve ti para drejtësisë ata, do të të vënë shqiptarët para drejtësisë ty. Po qëndruat do të fitoni edhe ju edhe studentët. Ju ftoj të bashkoheni me protestën e studentëve ditën e hënë që të luftoni kancerin e Shqipërisë që është Edi Rama. 

Klevis Balliu, deputet i PD