Bllokohet njëri sens i rrugës, vijon shembja e objekteve dhe heqja e shtyllave te Unaza e Re, banorët në strehim social

TIRANE- Banorët e Unazës së Re që janë kundër projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe që prish banesat e tyre, bllokuan sërish në mesditë rrugën, duke penguar kalimin e automjeteve në njërin sens. Në mbështetje të tyre janë edhe deputetët e PD-së. Bllokimi i rrugës ndëpreu aksionin e IKMT-së, e cila e mbështetur nga policia bashkiake dhe e rendit, vijoi mëngjesin e sotëm shembjen e banesave që preken nga projekti i Unazës së Re dhe heqjen e shtyllave të ndriçimit. Mbrëmë u shembën dy banesa, ndërsa sot dy të tjera në aksin kryesor të këtij segmenti në afërsi të sheshit “Shqiponja”, ndërkohë që në momentin që IKMT nisi heqjen e shtyllave, situata mes banorëve dhe policisë bashkiake u tensionua. 

Policia e rendit tentoi që të shoqëronte njërin nga banorët, por u ndalua nga protestuesit. Punonjësit e IKMT pas heqjes së dy shtyllave u larguan bashkë me mjetet për rreth një orë, por më pas u rikthyen sërish, ndërsa ekspertët e ARRSH vijojnë vlerësimin e banesave që preken nga projekti. Disa nga banorët vijojnë kundërshtimin e projektit, të tjerët kanë pranuar bonusin e qirasë, ndërsa disa familje mbrëmjen e djeshme dhe sot pranuan që të zhvendosen te banesat sociale duke i hapur rrugë shembjes së banesave të para (lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
Kronika e ngjarjes së sotshme te Unaza e Re
Ora 14:35
'Unaza e Re', ARRSH: Ditën e sotme u krye vlerësimi për 18 objekte tjera

Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar tu nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.

Sot u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 18 objekteve. Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara ditën e djeshme, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 58% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH. Ndërkaq, njofton ARRSH, do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet.

"Gjejmë rastin edhe njëherë tu bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie ti depozitojnë ato pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre", thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Ora 14:16
Vijon që të jetë e bllokuar Unaza e Re/ Protesta në FOTO

Prej më shumë se një ore banorët e Unazës së Re vijojnë që të mbajnë të bllokuar njërin sens të Unazës së Re duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve. Report Tv sjell protestën e banorëve të Unazës së Re në foto.

Ora 12:50
Protesta/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë sërish njërin sens të rrugën

Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish njerin sens te rrugës duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Në protestë me banorët ndodhen edhe deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI-së. Rezistenca vijon vetëm nga një pjesë e banorëve, pasi pjesa tjetër që ka ndërtimet pa leje vijon zhvendosjen për në banesat sociale në Shkozë.

Ora 12:21
Rikthehen mjetet e IKMT, Paloka: Banorët e Unazës së Re më thanë janë kërcënuar natën

Pas largimit për rreth një orë, punonjësit e IKMT bashkë me mjetet janë rikthyer te Unaza e Re, ndërsa banorët vijojnë që të qëndrojnë në krah të rrugës për t’ i bllokuar. Ndërkohë që deputeti i PD, Edi Paloka akuzoi se banorët janë kërcënuar gjatë natës.

“Banorët më denoncuan një fakt tjetër, natën vijnë kriminelë ordinerë që kërcënojnë banorët. Vijnë me makina me xhama të zinj. Janë kriminelë ordinerë, me siguri janë pjesë e atyre që do të marrin leje për pallate. Rama dhe Veliaj janë gati që të bëjnë gjithçka. Në asnjë mënyrë Rama nuk ka për t’ i nxjerrë nga banesat” tha Paloka.

Ora 11:23
Strehimi i familjeve te banesat sociale, Rama: Përgëzime që po ndahen nga lukunia e SHQUP-it

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të familjeve të para që preken nga projekti i Unazës së Re për t’u strehuar te banesat sociale. Shefi i qeverisë përgëzon familjet që sipas tij u ndanë nga lukunia e SHQUP-it për të marrë atë që u takon sipas ligjit.

“Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit,banesën sociale, bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik. Hesapet e Lul Kadriut s'kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam” thotë kryeministri në një status në rrjetet sociale.

Ora 11:18
Prishen edhe dy objekte të tjera te Unaza e Re, familjet sistemohen në banesa sociale (VIDEO-FOTO)

Ka vijuar edhe sot ne mëngjes aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë se Tiranës për prishjen e ndërtimeve që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Pas shembjes mbrëmjen e djeshme të dy shtëpive të para, mjetet e IMT-së dhe Bashkisë se Tiranës nisen punën qe ne oret e para te mengjesit për shembjen e dy objekteve të tjera.

Bëhet fjalë për dy ndërtime që janë në aksin kryesor të këtij segmenti, në afërsi të sheshit “Shqiponja”. Ashtu si edhe dy familjet e para, edhe familjet që zotëronin ndërtimet që u prishën sot janë sistemuar në banesat sociale, te mobiluara, komode dhe me te gjitha kushtet e nevojshme.

Ora 10:55
Ikin makinat e IKMT, deputetët e PD largojnë banorët nga rruga, zhbllokohet qarkullimi

Pas rreth 30 minutash bllokim të rrugës, qarkullimi është zhbllokuar pas ndërhyrjes së deputetëve të PD. Ndërkohë që edhe disa nga mjetet e IKMT që nisën heqjen e shtyllave të ndriçimit janë larguar nga zona e Unazës së Re pas kundërshtimit të banorëve.

Ora 10:30
Unaza e Re/ Inxhinierët e ARRSH vijojnë vlerësimin e banesave që preken nga projekti

Grupet e inxhinierëve të ARRSH po vazhdojnë normalisht procesin e vlerësimit dhe matjeve të objekteve, pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni në funksion të procedurës së shpronësimit. Dje u vlerësuan 17 banesa nga ARRSH mes sherrit dhe tensioneve, ndërsa puna vijon edhe sot.

Ora 10:18
Vijon heqja e shtyllave të ndriçimit, banorët bllokojnë qarkullimin

Policia bashkiake e mbështetur nga e rendit vijon heqjen e shtyllave të ndriçimit të Unaza e Re, ndërsa banorët kanë bllokuar qarkullimin e makinave.

Ora 09:49
Policia bashkiake nis heqjen e shtyllave të ndriçimit të Unaza e Re

Pavarësisht kundërshtimit të banorëve të zonës së Unazës së Re policia bashkiake e mbështetur edhe nga ajo e rendit ka nisur heqjen e shtyllave të ndriçimit.

Ora 09:31
Policia tenton të shoqërojë protestuesin, banorët e bllokojnë

Policia ka tentuar të shoqërojë njërin nga protestuesit te Unaza e Re, ndërsa banorët u përplasën me efektivët, të cilët më pas e liruan. Policia bashkiake nisi heqjen e shtyllave të ndriçimit, por banoret nuk i lejuan.

Ora 09:30
Familjet e para mbërrijnë në Shkozë, Veliaj: Për një fillim të ri me banesa dinjitoze sociale

Familjet e para të cilat preken nga gjurma e Unazës së Re kanë filluar që të futen në banesat sociale në zonën e Shkozës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm fotot nga familjet e para të cilat janë transportuar me automjetet e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës në apartamentet që janë mobiluar me të gjitha orenditë dhe me të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.

“Një fillim i ri për të gjithë! Familjet e para që preken nga projekti i Unazës lanë banesat primitive pa leje mbi kolektorë në gjurmë të rrugës, për një fillim të ri me banesa dinjitoze sociale. Koha që njerëzit të bëjnë llogarite e tyre, jo të SHQUP-it që i ka mish për top” thotë Veliaj.

 

Ora 09:19
Banorët: Jemi në ditë festash, këtu duhet të kishte flamuj, po na heqin dritat

Banorët e zonës së ‘Astirit’ shprehen të vendosur për të mos lejuar policinë bashkiake për të hequr shtyllat e ndriçimit në Unazën e Re, që do i hapnin rrugë projektit për fillimin e punimeve. “Ne nuk kemi shqiptarë në krye të shtetit por kriminelë, jemi në dite festash, por në Unazë të Re nuk ka asnjë flamur, kjo është e turpshme. Atje u valëvit flamuri grek, këtu nuk ka flamuj, por po na heqin edhe dritat” theksojnë banorët.

Ora 09:12
Banorët e Unazës së Re: Këtu është fundi i Ramës, banesat do i mbrojmë me gjak

Banorët e Unazës së Re pas momenteve të tensionit me policinë bashkiake janë shprehur se banesat e tyre do ti mbrojnë me gjak, ndërsa paralajmëruan kryeministrin ‘këtu është fundi i tij, të ndalet, pasi ne nuk tërhiqemi’ deklaruan ata.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 27/11/2018 16:33

    Eshte e turpshme qe policia e shtetit lejon serish bllokimin e rruges. Asnje qytetar i tiranes nuk i ka borxh ketyre zaptuesve te rrije dy ore i bllokuar. 50 vete ishin maksimumi se aty kalova nga krahu i lire. Mblidhini tufe dhe izolojini ne ndonje kamp refugjatesh. Kush ka hipotek demshperblim 100%, te tjeret dhe bonusin e qerase e kane shume.

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/11/2018 14:24

    Ju puthsha këmbët e duart! Pastaj futjuni Sarandës dhe hidheni të gjithën në tokë të pastrohet vendi nga rënkimi i shëmtuar i beton shëmtirës që katnaria dhunoi e masakraoi atë qytet. Mir thotë Fredi, nxirni ushtrinë të rehabilotojë vendin nga Konispoli në Vermosh duke shkatërruar gjith shemtirllekun. Fshatarët të detyrohen të kthehen ne vrimat e tyre andej nga erdhën, dhe RESTART ndërtimi dinamik në të gjithë Shqipërinë për një urbanistikë futuriste harmonikisht dhe estetikisht të shendetshme!

    Përgjigju
  • Cfare?: 27/11/2018 13:30

    Bllokohet njeri sens i rruges? Sens i bie te jete drejtim? Dmth bllokohet njeri drejtim/kalim i rruges? Ku i gjeni keto fjale?

    Përgjigju
  • o lali: 27/11/2018 12:07

    na myten zaptuesit qe jane mesuar vetem te marrim ku te mundet .

    Përgjigju
  • Fredi: 27/11/2018 10:56

    Për bythe zaptuesit, por kjo të bëhet edhe në rang republike nga Konispoli në Vermosh. Me juntë ushtarake të “pastrohet” Shqipëria !

    Përgjigju
  • Sina: 27/11/2018 10:06

    Pp banoret spo e kuptojne qe i ka ardh fundi ketij mhb ? Unaza do te ndertohet ne vend qe te levizin sa me shpejt qe te perfitojn kush banesen sociale e kush shperblimin po harxhojne koh kot aty .

    Përgjigju
  • Kamili: 27/11/2018 10:03

    Duhet te marre fund kjo histori kjo penges e 20 vetave qe sdin cbenin kur zaptuan e spo kuptojn cpo bejne tani qe duhet ndertuar . Largojini keta te marre!

    Përgjigju
  • Mimoza: 27/11/2018 10:00

    Aty eshte fillimi i nje kapitulli te ri per historine e shqipersise , aty eshte nje projekt per 30vitet te tjera te ardhshme qe ndryshon faqen e shqiperis , policia te bej detyren e mos ti lej me zaptuset te mbjellin dhune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës