TIRANE-10 muaj pas bllokimit të rrugës cdo mbrëmje tek Unaza e Re nga protesta e banorëve të Astirit policia vendos të ndërhyjë për të zhbllokuar këtë aks. Burime nga polica thanë për ReportTv se me ndryshimet në kodin penale të cilat hynë në fuqi më 8 tetor 2019 kjo situatë nuk do të tolerohet më.

Deri më tani sipas kodit penale dënimet për vendosje pengesash në rrugë ishte dënim me gjobë ose burgim si dhe goditja e punonjësit të policisë.

Ndërsa kodi i ri parashikon dënim me burg kush godet punonjësin e policisë si dhe pengimin e qarkullimit po me burg. Banorët e zonës së Astirit protestojnë pasi sipas tyre dëmshpërblimi për prishjen e banesave dhe bizneseve për ndërtimin e aksit Unaza e Re-Astir-sheshi Shqiponja është në vlera të ulta.

Protesta e tyre prej kohësh është mbështetur edhe nga partia Demokratike ndërsa prej disa muaj ish deputeti Klevis Balliu është i vetmi që ka qëndruar me ta në cdo dite edhe përgjatë bllokimit të qarkullimit të lëvizjes për mjetet.

Punimet në këtë aks rrugorë janë bllokuar ndërsa ende tenderi për kompletimin e unazës nuk është finalizuar i plotë pasi për disa lote ka pasur anulim. Bllokimi i rrugës në këtë pjesë të unazës ka sjell disa herë edhe përplasje të qytetarëve me protestuesit ndërsa ndërhyrja e policisë është kundërshtuar cka solli edhe ndalimin e ish deputeti Balliu dhe disa banorëve, të liruar më pas nga gjykata.

 
Neni i vjeter i Kodit Penal 
 

 
Neni i ri i Kodit Penal