Militantët e Sali Berishës janë arrestuar me prova në duar në protestën e 17 prillit, pas strategjisë së re të ndjekur nga Policia. Punonjësit e policisë që kanë qenë në terren kanë arritur të identifikojnë Klemend Çuçkën, 38 vjeç, një prej protestuesve, teksa ka qenë duke hedhur molotov drejt punonjësve të policie, si dhe duke i kundërshtuar fizikisht. Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje te armeve shpërthyese dhe municionit.

Po ashtu, edhe militanti Bujar Tusha, 29 vjeç, është arrestuar në flagrancë, me prova në duar, pasi në një çantë të zezë i janë gjetur 3 molotovë. Po ashtu, ai ka qenë duke hedhur molotvë në drejtim të policëve dhe  ka kundërshtuar ata. Pavarësisht se u kap me prova në duar, Tusha ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë veprim dhune.  

Protestuesi tjetër, Henri Shapllo, 30 vjeç, është arrestuar në flagrancë duke hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë dhe efektivëve. Në momentin e arrestimit, atij i janë gjetur 12 molotovë dhe kapsolla.

Tjetër protestues i kapur në flagrancë nga policët është edhe Mirvet Toçilla 50 vjeç. Ai është konstatuar nga efektivët duke hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjate shoqërimit. Gjatë marrjes në pyetje, mësohet se Toçilla ka deklaruar se është anëtar i partisë demokratike dhe ka marrë pjesë në protestë, por kur janë hedhur molotovë për shkak të tymit është larguar.

Edhe Semi Bici 25 vjeç, është kapur nga policët ndërsa mbante në shpinë 2 çanta me ngjyrë të zezë të mbushura me molotovë. Atij i ëhstë gjetur një maskë e zezë, çakmakë dhe 23 fishekzjarrë dhe është arrestuar teksa po sulmonte godinën e kryeministrisë, moment gjat ëtë cilit ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.

Ndërkohë, tre prej të arrestuarve, Bardhyl Ndou, Edison Shyti dhe Sokol Bajraktari, rezultojnë të dënuar më parë.


Lajmi kryesor:

Protesta e PD/ U kapën me molotovë në duar, 11 militantët para Gjykatës, kërkohet arrest me burg për 5 prej tyre! Mbrojtja: Të përjashtohet gjyqtari, është i PS