Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si hallin e Berishës dhe Bashës protestën dhe djegien e mandateve. Referuar aksionit opozitar, ai tha se është një ngërç i vogël, por nuk ka krizë. "Është ankthi i dikujt që është i dëshpëruar. Për shembull një politikani si Sali Berisha i kanë hequr vizën, një tjetër nuk e do populli, është akoma në gjumë avionëve, kështu që dy veta që kanë një hall dhe tani mundohen që hallin e tyre ta përjetojnë të gjithë njerëzit. Ndërkohë që më rezulton të paktën në Tiranë, se ndoshta në Kamëz dhe vende të tjera i kanë zgjidhur hallet, por në Tiranë, njerëzit shohin hallet e tyre. Nuk shohin hallet e politikës.
Kështu që nëqoftëse një politikan ka halle me drejtësinë apo ka halle se nuk e voton populli apo ka halle me ndërkombëtarë, ky është problem i tyre. Njerëzit në Tiranë duan të jetojnë jetën , të shijojnë jetën. Partia që ju intereson më shumë është familja e tyre dhe fokusi i bashkisë ka qenë te familjet. Kështu që me rezulton një përpjekje e lodhur e ca njerëzve që s’po arrijnë që hallin e tyre ta bëjnë hallin kombëtar sepse nuk është hall kombëtar. Është hall i ca politikanëve të mbaruar për mendimin tim. Thoni të vërtetën ku e keni hallin, s’e keni fare te njerëzit, ju e keni hallin te fakti që dikujt s’po i jepet viza për të udhëtuar jashtë, dikujt tjetër populli s’i jep asnjë votë dhe unë them që nuk duhet të më pyesësh mua do marrin pjesë, a s’do marrin. Me shumë gjasë as PD-ja nuk e di sot, me shumë gjasë e di dikush në Moskë. Se kur ti shikon një parti e cila" tha ai.
Lajmi kryesor:
PD në zgjedhjet vendore? Veliaj: Të shohim se ç'do t'i thotë Moska
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor, 12:34
-
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
15 Dhjetor, 10:22