PD në zgjedhjet vendore? Veliaj: Të shohim se ç'do t'i thotë Moska

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në një intervistë për emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se me apo pa opozitën, Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai tha se, as PD-ja nuk e di aktualisht se cfarë do të bëjë, pasi vendimi merret në Moskë.

"Puna që është nisur do vazhdojë. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët paguajnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kandidatin.

Kjo është e vërteta që po ndodh përditë, për sa kohë që Mother Jones, për sa kohë që investigimet në Amerikë thonë që Binata Trade, një kompani ruse, i jep para PD, ose bën pagesa të PD, po e them meqë amerikanët thonë gjithmonë: Follow the money! Ndiq lekët! E nëse lekët vijnë nga Moska për të bërë gjithë këto punë dhe kryetari i opozitës refuzon të shkojë në prokurori për të shpjeguar se minimalisht për këtë duhet të shkonte që të dalë i pastër para popullit të vet.

Dhe që të mendohej që unë kam qenë 10 vjeç kur ndërroi sistemi, një parti që 30 vite është krenuar se ka qenë një parti anti-lindje, anti-komunizëm, pro-perëndimore, dhe sot financohet nga paraja ruse, me sa duket në Moskë do vendoset diku merr apo s’merr pjesë PD, me ça financimi do marrë pjesë. Kështu që për këtë arsye duhet me pyet Moskën, çfarë do ndodhë me PD-në në këto zgjedhje. Se gjersa lekët vijnë andej, kë do pyesim?
" tha Veliaj.

Përsa i përket marrëdhënieve me Edi Ramën, ai tha se janë shumë të mira, ndërsa 'thumboi' opozitën duke thënë se shpreson që të zihet kryetari i bashkisë me kryeministrin për të përfituar. Veliaj theksoi se është gati jo vetëm prë mandatin e dytë në krye të bashkisë së Tiranës, por edhe për një të tretë nëse qytetarët do i besojnë drejtimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Veliaj 'thumbon' Berishën e Bashën: Ankth, dëshpërim, dikush s'merr vizën, tjetri në gjumë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si hallin e Berishës dhe Bashës protestën dhe djegien e mandateve. Referuar aksionit opozitar, ai tha se është një ngërç i vogël, por nuk ka krizë. "Është ankthi i dikujt që është i dëshpëruar. Për shembull një politikani si Sali Berisha i kanë hequr vizën,  një tjetër nuk e do populli, është akoma në gjumë avionëve, kështu që dy veta që kanë një hall dhe tani mundohen që hallin e tyre ta përjetojnë të gjithë njerëzit. Ndërkohë që më rezulton të paktën në Tiranë, se ndoshta në Kamëz dhe vende të tjera i kanë zgjidhur hallet, por në Tiranë, njerëzit shohin hallet e tyre. Nuk shohin hallet e politikës.

Kështu që  nëqoftëse një politikan ka halle me drejtësinë apo ka halle  se nuk e voton populli apo ka halle me ndërkombëtarë, ky është problem i tyre.  Njerëzit në Tiranë duan të jetojnë jetën , të shijojnë jetën. Partia që ju intereson më shumë  është familja e tyre dhe fokusi i bashkisë ka qenë te familjet. Kështu që me rezulton një përpjekje e lodhur e ca njerëzve që s’po arrijnë  që hallin e tyre ta bëjnë hallin kombëtar sepse nuk është hall kombëtar. Është hall i ca politikanëve të mbaruar për mendimin tim. Thoni të vërtetën ku e keni hallin, s’e keni fare te njerëzit, ju e keni hallin te fakti që dikujt s’po i jepet viza për të udhëtuar jashtë, dikujt tjetër populli s’i jep asnjë votë dhe unë them që nuk duhet të më pyesësh mua do marrin pjesë, a s’do marrin. Me shumë gjasë as PD-ja nuk e di sot, me shumë gjasë e di dikush në Moskë. Se kur ti shikon një parti e cila
" tha ai.

Ora 16:50
Protesta te Unaza e Re/ Veliaj: Nuk ka kthim pas, të vendosur kundër cdo rrugaçi

Veliaj u shpreh i vendosur për vijimin e projektit të Unaza e Re, pavarësisht protestave të një grupi banorësh që kanë banesat pa leje dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë. "Ajo që besoj është që mund të kemi mënyra sesi të implementojmë më shumë kalime këmbësorësh, por nuk ndryshon gjurmën, mmos ta mbajmë fokusin vetëm te makinat dhe tek një mur që i ndan në mes lagjet, port ë rikonceptojmë kalime, ose mbikalime për këmbësorët, ky ka qenë një shqetësim. Po unaza do vazhdojë në atë gjurmë, në atë sipërfaqe, pa asnjë kthim mbrapa. Disa politikanë mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, por kush kalon e aty e sheh që ato jo vetëm që nuk mund të vazhdojnë në atë mënyrë, jo vetëm që trafiku s’mund të bllokohet në atë mënnyrë, kështu që unë besoj që pas zgjedhjeve fillon një ho vi r ii ndërtimit të unazës dhe bashkia do të shoë pak, sidomos çështjet e këmbësorëve, që në dallim nga pjesët e tjera të unazës, ku nejmi detyruar t’i shtojmë më vonë pjesët e këmbësorëve, të kemi mundësi edhe t’i implementojmë teksa vazhdon unaza, nuk ka asnjë kthim pas.

Kush ka prona do marri paratë, kush ka tokën do i jepet leje të ndërtojë, kush është komplet pa asgjë dhe ka ndërtuar nëj lavazh, një gomisteri, apo një objekt tjetër provizor dhe s’ka asnjë letër, nuk mund të marri paratë e taksave të shqiptarëve. Ama kush është nevojtar dhe ka pasur realisht shtëpinë, do i jepet nëj banesë sociale. Ju ftoj t’i vizitoni kush i mori banesat sociale dhe ia hapi rrugën unazës, jetojnë sot 100 herë më mirë sesa puseta ku kishin okupuar nëj hapësirë. Kemi të gjithë njerëzillëkun e nevojshëm për të ndihmuar nevojtarët, por edhe të gjithë vendosmërinë e nevojshme, për t’i shkuar projekteve deri në fund. Nëqoftë se sne do ishim tutur nga politikanët që kapin çdo projekt local si kal për beteja, s’do e kishim bërë Këndin e Lodrave. Pra nëse ne do të tuteshim nga ish-presidenti komik që kishim dhe merrej me kënde lodrash, atëherë s’do ishin bërë kurrë këndet e lodrave. Kush fitoi? Fituan kalamajtë, jo presidenti burrë. Kështu që në këtë sens do jemi gjithmonë me të drejtën, zmerëbardhë me nevojtarët, ama super të vendosur kundër kujtdo rrugaçi që pengon zhvillimin e qytetit dhe besoj ky qytet nuk e ul kokën kollaj, nuk e pranon bullizmin, kjo është arsyeja pse do jemi të shumtë, jashtëzakonisht të shumtë të shtunën në orën 11:00, te Sheshi “Nënë Tereza”, për “Tiranën që duam
" deklaroi ai.

Ora 16:48
Opozita bojkot? Veliaj: Nuk pres Moskën, jam gati edhe për një mandat të tretë

Me apo pa opozitën, Veliaj u shpreh se Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. "Me punët që kemi bërë, dhe çfarë duhet të bëjmë më tej. Unë nuk mund t’ju them qytetarëve, meqë rusët nuk na sollën kandidat në këto zgjedhje, ne do ta lëmë Tiranën pa pastruar, dhe unë s’e vazhdoj më këtë punë. Unë s’mund t’u them, meqë Moska vendosi mos të hyjë në zgjedhje PD-ja, ne nuk do t’i bëjmë këto shkollat e reja. Pra puna që është nisur do vazhdojë. Kjo është një përpjekje, një pakt, një besëlidhje mes meje dhe qytetarëve. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët paguajnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jamë duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kandidatin" tha Veliaj.

Ora 16:47
Veliaj: Opozita më dhimbset! Unë dhe Rama jemi argëtuar me radio Moskën

Erion Veliaj theksoi gjatë intervistës për Report Tv se marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira. "Në 30 vitet e fundit pluralizëm, unë nuk e di vallë a ka patur një kryetar bashkie që ka pasur më shumë mbështetje, më shumë përkrahje, më shumë kontakt me kryeministrin e vendit, sesa unë. Nuk e di si ka qenë më parë, por me ç’kam parë gjatë kohës së Fatos Nanos, gjatë kohës Ilir Metës, gjatë kohës së Berishës, unë nuk e di a ka pas një njeri që e ka pasur më të madhe këtë mbështetje. Kështu që, edhe unë edhe kryeministri, jemi argëtuar shumë teksa thashethemet që radio Moska vazhdonte i hapte për të mbajtur veten me gajret, edhe thjesht shpeshherë kemi shkëmbyer mesazhe, duke u shkrirë me njëri-tjetrin, sesi shpresa e tyre e vetme është që ndodhi një kataklizmo e këtyre përmasave, ky kryetari i Bashkisë dhe kryeministri, duke i pasur punët vaj, thjesht zihen një ditë për qef të partive ruse" tha ai.

Ora 16:40
Veliaj në '45 Minuta': PD-ja do të futet në zgjedhje nëse do të vendosë Moska

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nëse opozita do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të vendosë Moska, pasi është një parti që financohet nga Rusia. 
"Kjo është e vërteta që po ndodh përditë, për sa kohë që Mother Jones, për sa kohë që investigimet në Amerikë thonë që Binata Trade, një kompani ruse, i jep para PD, ose bën pagesa të PD, po e them meqë amerikanët thonë gjithmonë: Folloë thë money! Ndiq lekët! E nëse lektë vijnë nga Moska për të bërë gjithë këto punë dhe kryetari i nopozitës refuzon të shkojë në prokurori për të shpejguar se minimalisht për këtë duhet të shkonte që të dalë i pastër para popullit të vet. Dhe që të mendohej që unë kam qenë 10 vjeç kur ndërroi sistemi, një parti që 30 vite është krenuar se ka qenë një parti anti-lindje, anti-komunizëm, pro-perëndimore, dhe sot financohet nga paraja ruse, me sa duket në Moskë do vendoset diku merr apo s’merr pjesë PD, me ça financimi do marrë pjesë. Kështu që për këtë arsye duhet me pyet Moskën, çfarë do ndodhë me PD-në në këto zgjedhje. Se gjersa lekët vijnë andej, kë do pyesim?" tha Veliaj.

Ora 16:39
Opozita bojkot zgjedhjeve lokale? Veliaj: Shpresoj ti thërrasin mendjes...do të vijnë

Për Erion Veliajn opozita do të futet në zgjedhjet lokale, pavarësisht aksionit opozitar dhe paralajmërimeve. "Kemi zgjedhje në 30 qershor, është mundësi për opozitën të tregojë sa vota ka, nëse fiton masivisht zgjedhjet lokale ka një argument për kërkesa të tjerë, por sa kohë të gjitha sondazhet e tregojnë opozitën pikiatë...Si mund të iki unë nga kjo zyrë dhe ta lë Tiranën pa pastruar dhe gjelbëruar se dikush thotë ik ti dhe të vij unë. Unë jam shpresëplotë se do ti thërrasin mendjen dhe të vijnë në 30 qershor. Janë treguar selektiv, nuk kanë ikur nga bashkitë, kjo më thotë se u shijon ai pushtet. Fakti që po rrinë në bashki tregon se do të bëjnë betejë për Shkodrën, Vorën, Kamzën, etj" tha ai.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shitesi i fikut: 22/03/2019 23:44

    moska te kendofte kengen o fikaxhi....

    Përgjigju
  • lali: 21/03/2019 18:44

    Ahh kur i erdhi goja ketij provincialit te ures vajgurore

    Përgjigju
  • Altin: 21/03/2019 17:58

    Nje m*t jeni te gjithe si klase politike. Ku e ku te shisni Shqiperin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja