Iran/ Protestat anti-qeveritare, 2 persona dënohen me vdekje për vrasjen e oficerit të sigurisë, tre të tjerë lirohen

Iran/ Protestat anti-qeveritare, 2 persona dënohen me vdekje për vrasjen e oficerit të sigurisë, tre të tjerë lirohen

Foto shkrepur nga protestat në Iran

Gjykata e Lartë e Iranit ka anuluar dënimin me vdekje për tre të pandehurit që dyshoheshin se kanë luajtur rol në vrasjen e një oficeri të sigurisë,  ka konfirmuar dënimin me vdekje për dy të tjerë.

Njoftimi është bërë publik nga Amir Hashemi, drejtor i marrëdhënieve me publikun në Gjykatën e Lartë, i cili tha se Hamid Qarahasanlou, Hossein Mohammadi dhe Reza Aria nuk do dënohen me vdekje, ndërsa ankesat e Mohammad Mahdi Karmi dhe Seyed Mohammad Hosseini u hodhën poshtë, duke konfirmuar dënimin e tyre me vdekje.

Dënimet me vdekje vinë si pasojë e protestave anti-qeveritare dhe përpjekjes për të vrarë një anëtar të forcës paraushtarake Basij. Autoritetet kanë akuzuar gjithsej 16 protestues. Të gjithë të akuzuarit mohojnë akuzat, duke e akuzuar qeverinë se e dinin përfundimin e tyre pasi ishin në shënjestër që kur protestuan për Mahsa Aminin, e cila kundërshtoi rregullat e Policisë së Moralit për mbajtjen e hixhabit si pjesë e kodit islamik.

Protestat në Iran kanë muaj që po zhvillohen pavarësisht shtypjes brutale nga shteti, që për pasojë janë vrarë qindra demonstrues dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.

Ato janë shndërruar në pakënaqësinë më të gjatë publike ndaj regjimit klerik të shtetit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot