Deklaratën e ambasadorit gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, kundër protestave të dhunshme, duke i cilësuar si anti-vlera të BE-së, deputeti socialist Erjon Braçe e sheh një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar në mbrojtje të vlerave europiane por jo të dhunës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkroi se ambasadori Bergner, është i pari gjerman dhe evropian që flet shumë qartë:

“Mbrojtja e interesave legjitime që kanë të bëjnë me ligjin-zbatimin e tij, me natyrën-mbrojtjen e saj, janë vlera evropiane e të Bashkimit Evropian. Dhuna jo”, thekson deputeti socialist në reagimin e tij.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?