Pas afro 48 orësh në shoqërim dhe arrest, 100 nga 194 protestues e ndaluar gjatë protestave kundër qeverisjes kanë dalë para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë.

Para Gjykatës së Tiranës kanë dalë 78 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë, shkatërrim të institucioneve, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.

Për të përballuar numrin e lartë të çështjeve, për zhvillimin e seancave janë caktuar dy gjyqtarë. Në secilën prej tyre është shqyrtuar kërkesa e prokurorisë që kërkonte  vleftësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë për personat e ndaluar.

Prokuroria ka kërkuar kryesisht masa të lehta si detyrimi për paraqitje dhe ndalimi i afrimit në një distancë prej 500 metrash nga institucionet publike. Në një numër të kufizuar rastesh është kërkuar  masa e arrestit në shtëpi. Nga 61 masat e sigurisë për të cilat është dhënë një vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë në total ka dhënë 44 masa “detyrim për paraqitje”. Dy persona janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për katër të tjerë është vendosur ndalimi i afrimit në një distancë prej 500 metrash nga ndërtesat shtetërore. Ndërsa  për 11 te mitur është vendosur te jenë nën mbikëqyrje.

Në njërin prej rasteve, krahas ndalimit të afrimit, gjykata ka vendosur edhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë, si dhe detyrimin për dorëzimin e pasaportës dhe dokumenteve të udhëtimit. Ndërkohë, seancë për masa sigurie janë dhënë edhe në Durrës, ku nga 24 persona të arrestuar gjithsej, 22 kanë dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Nga këta, për 18 persona është vendosur masa e detyrimit për paraqitje, ndërsa katër të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Një ditë më herët, para gjykatës në Durrës dolën edhe dy të mitur të ndaluar në lidhje me protestat. Për njërin prej tyre u vendos masa e detyrimit për paraqitje, ndërsa arrestimi i të miturit tjetër u konsiderua i paligjshëm nga gjykata.

Emrat e protestuesve të arrestuar:
Erajdi (Erjaldi) Varrosi
Jorgo Gjoni (Gjonaj)
Merxhim Aga
Ergys Nurka
Eldrin Shahini
Daniel Tare
Xhoel Kicja (Kiçja)
Marjo Norja
Xhefri Pishaj
Redjon Ruçi
Arvi Lutaj
Avni Peposhi
Rayan Çuni
Brajan Belaj
Vehap Kadriu
Dejvid Bracaj
Albion Vrekaj
Fatjon Gjiza
Ergi Gjiza
Ergi Xhani
Kristjan Bumbli
Helson Ndregjoni
Argest Gurakuqi
Fatjon Murataj
Eldi Prenga
Agron Ballia
Desli Shehu
Almarin Prenga
Gëzim Mance
Eldrin Musaraj
Leonard Cemenia
Igli Dragjoshi
Arbri Lakasi
Zamir Sala

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Protestat në Durrës/ Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, detyrim paraqitjeje për 18 të tjerë (EMRAT)

1792335149_1792151456durresdrejtoria.jpg

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të diel, më 18 tetor, masat e sigurisë për 22 persona të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare në Durrës. Katër prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Emrat e protestuesve të lënë në arrest shtëpie
Must Lleshi
Meraldo Tufina
Sabah Kurbalaj
Glajdi Dosku

 

 

Në total, gjatë protestave në Durrës u arrestuan 24 persona, mes tyre edhe dy të mitur. Këta të fundit dolën para gjykatës një ditë më parë, më 17 tetor. Për njërin, arrestimi u shpall i paligjshëm, ndërsa për tjetrin u vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ora 10:40
U arrestuan gjatë protestave në Korçë, gjykata liron dy të rinjtë, i lë nën masën 'detyrim paraqitje'

1792144550_ndek.JPG

Dy të rinjtë e arrestuar pas protestës së dhunshme në Korçë janë liruar sot nga Gjykata e Korçës. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të forcave të policisë.