Protestat e dhunshme, apeli i sociologut: T'i mbajmë larg të miturit nga politika! Ata keqpërdoren në fushata nga opozita dhe qeveria (VIDEO)

Për sociologun Gëzim Tushi, përdorimi i të miturve në protestat e dhunshme ndikon negativisht në formimin e karakterit të tyre. I ftuar në Report Tv ai i bën apel prindërve dhe politikanëve që fëmijët e mitur t'i mbajnë sa më larg ndikimit politik.

"Policia në disa momente harron se është një strukturë shtetërore dhe ushtron dhunë ndaj protestuesit. Unë besoj që këto ushtrime force të fëmijëve nuk janë të mira për formimin e tyre qytetare. Unë mendoj që fëmijët t'i largojmë nga protestat, nga politika. Le të shijojnë fëmijërinë e tyre. Të dy palët i kanë përdorur fëmijët për qëndrime politike, si opozita ashtu dhe qeveria për fushata elektorale" - tha Tushi.

Duke folur për pjesëmarrjen e fëmijëve të protestat e dhunshme, Tushi tha se pjesëmarrësit vijnë nga familje të cilët kanë probleme me edukimin e tyre. Ai u shpreh se niveli i prindërimit në Shqipëri është në nivele të ulëta.

"Këtu është fjala për pjesën e ulët të fëmijëve, poshtë 14 vjeç. U përdorën fëmijë që nuk janë të aftë të gjykojnë politikisht. Mua më shqetëson fakti që shumë prindër bëjnë të paditurin që fëmijët e tyre janë në protestë. Kjo tregon që në shoqërinë shqiptare se familja është në nivele shumë të ulëta. Nuk e di se si prind thotë se fëmija ime nuk e dija që ka shkuar në protest. Kjo tregon që niveli i prindërimit të ulët. Kjo tregon se fëmijët ndodhen në një familje që nuk ushtron edukimin e tyre" - tha Tushi.

Tushi shprehet se protestuesit duhet të kuptojnë që policia është e shtetit dhe nuk duhet të dhunohet, si dhe në anën tjetër, edhe policia nuk duhet të kalojë kompetencat e saj duke dhunuar të miturit.

"Ne duhet të jemi të vërtetë në ato që themi. Nuk kemi tipologji të njëjtë të familjes shqiptare. Ju garantoj se në përgjithësi në këto protesta nuk marrin pjesë fëmijë në familjet e së cilave ka një nivel të lartë edukativ. Autoriteti prindëror, mënyra se si funksionon familja nuk i lejon fëmijët që të marrin vendime të pavarura dhe të dalin në protest. Besoj që një pjesë e madhe e atyre fëmijëve janë nga familje që nuk funksionojnë mirë, kanë prindër të divorcuar apo kanë probleme me varfërinë. Ne kemi parë protesta që organizon opozita. Në këto rrethana, protestuesit dhe qeveria duhet të jenë të drejtë dhe të vërtetë. Nuk mund të thotë qeveria se vrasja e 25-vjeçarit ishte aksidentale. Protestuesit duhet të kuptojnë që policia është pjesë e shtetit dhe nuk mund të dhunohen. Ata mund të kërkojnë hapësirën e protestës por jo ta përdhosin këtë kulturë" - tha Tushi.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 21/12/2020 18:05

    AIDA KINGJA E NDRICON report tv....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur