Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me protestuesit në ditën e 10-të të protestës. Ndryshe nga herët e tjera, kreu i qeverisë ka vendosur përpara Kryeministrisë disa stola guri me mbishkrimin “Dialog”.
“Mirëmëgjes“, shkruan Rama krahas videos.
Dy ditët e fundit, Rama nxorri karrige para zyrës së tij, por u ato u thyen nga protestuesit. Edhe mbrëmjen e djeshme në vijim të tensioneve, protesuesit dogjën një karrige në mes të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' në shenjë refuzimi për të dialoguar me kryeministrin.
Po ashtu protestuesit e maskuar hodhën disa molotovë drejt kryeministrisë e Kullat Binjake përballë dhe disa gurë në drejtim të uniformave blu. Pas kësaj, pa shkuar ora 20:00 nisi marshimi drejt Sheshit Skënderbej dhe më pas një shi i dendur i shpërndau protestuesit.
Pas thirrjes nga kryeministri Edi Rama për dialog, protestuesit kanë refuzuar sërish për të tretën herë.
Gjatë protestës së sotme, ata përmbysën stolat e gurtë, që kreu i qeverisë i kishte vendosur para Kryeministrisë
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri”, shkruan Rama krah videos.
-
Hahaha je nana, me pas me ta vendos nje kurore mbreterore deri sa te vdesi Saliu.. pastaj te dalesh ne pension
Përgjigju -
Haha i madh je.
Përgjigju -
Hahaha. Tani maloket do marrin matrapik me vete.
Përgjigju -
Ska ma qofte ke daja
Përgjigju











Komente
Komento