Protestat e dhunshme për Rashën, Basha tregon bisedën me Kim: Hetim transparent! Dënoj gjuhën e urrejtjes nga Rama dhe dhunën ndaj minorenëve e gazetarëve

Protestat e dhunshme për Rashën, Basha tregon bisedën me Kim: Hetim transparent! Dënoj gjuhën e urrejtjes nga Rama dhe dhunën ndaj minorenëve e gazetarëve

Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me ndërkombëtarët, mes tyre dhe me ambasadoren Yuri Kim, lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen në vendin tonë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

Basha thotë se në takim ka ndarë thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit. Këtu shton se ka dënuar gjuhën e urrejtes që është përdorur sipas tij nga kryeministri Edi Rama. Teksa akuzon policinë për dhunë, Basha bën apel që ajo të ndalet.

"Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht. Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë", shkruan Basha.

Ambasadorja e SHBA-së, në reagimin e saj, ku i ka tërhequr veshin opozitës që për herë të parë i quan " ata që kanë qenë në pushtet", duke i thënë që të mos bëjë gabimet e së kaluarës, duke nxitur dhunë në protestat që po organizohen për vrasjen e Rashës nga polici.

Ky reagim vjen ndërkohë që po zhvillohet  protesta e tretë radhazi për vrasjen e Klodjan Rashës. Ndërkohë, më herët ka reaguar edhe ambasadori italian në Tiranë Fabrizio Bucci dhe disa ndërkombëtarë duke dalë kundër përplasjes dhe dhunës, dhe se protesta duhet të jetë paqësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 11/12/2020 22:08

    Ky eshte kandidati per KM!!! Hapu dhe...

    Përgjigju
  • Robert: 11/12/2020 21:45

    Kam shume vite qe nuk vij ne Shqipri dhe nuk me intereson fare politika.. por nje gje me duket absurde...... Thyejn.... shkaterrojne.... Djegin.... Dhe ti lylysh thua e ka fajin policia!!?????? Je debil

    Përgjigju
  • Ardian: 11/12/2020 21:08

    Mos u perpelit o qen me mora... dil njehere e fol si bure

    Përgjigju
    • Nineshi: 11/12/2020 23:56

      lulushe je vegel e udb bashke me sali karaxhicin dhe like hajdutin

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari