Protesta e dhunshme që zhvillohet prej 5 ditësh frymëzohet nga ajo që po ndodh edhe në vende të tjera të botës, tha kryeministri Rama. Veçantia e Shqipërisë është se kjo po ndodh kur Shqipëria është pranë anëtarësimit në BE në 2030. Sipas tij, studentët janë pengje të grupit të zjarrit.

“Ndërkohë që këtu në bulevard është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ekstremizuar, të ideologjizuar dhe të verbuar nga idera ekstremiste të cilat po shfaqen në të njëjtën formë në Paris, Romë, Milano, Torino, Portugali, Brazil, në një flamë të përgjithshme, por kjo flama jonë ka specifikën e vet. Është sa pjesë e kësaj flame të përgjithshme nga ku merr frymëzimin dhe lëndën e parë, aq edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për të bërë atë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur shansin në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë, që është më afër se kurrë ëndrrës historike, i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar, nuk janë në Shqipëri, nuk e duan Shqipërinë. rinia po, është e frustruar, e inatosur, studentët po, duan më shumë, duan ndryshim, gjithmonë e kanë dashur dhe gjithmonë do ta duan, është në natyrën e qenies së tyre, por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe studentë që janë në bulevard janë pengje të atij grupi të zjarrit në krye, të atyre me maska ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit dhe të mundur policisë që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël. Aty brenda është edhe krimi. Është një dorë e huaj”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Protestat, Rama: Jam përpjekur për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak!’ Të maskuarit s’janë studentët, kriminelët gurë policëve për t'u nxjerrë sytë