Gjeneral Sandër Lleshaj i shikon protestat e dhunshme të Sali Berishës dhe veçanërisht sulmin me molotovë ndaj vilës së artistëve si një shenjë dëshpërimi dhe mungesë kreativiteti.
Gjatë një interviste me Report TV, ish-ministri tha se ndien keqardhje për flakët dhe dhunën që është shpalosur në çdo protestë të Berishës.
“Ndiej keqardhje.Tentoj që të shoh se vendi ka nevojë për dinamika politike, për kreativitet, ide dhe sfidë. Molotovi nuk është politikë. Nuk është opsion. Është thjesht shprehje dëshpërimi dhe mungese kreativiteti që i jep karburant mbijetese qeverisë aktuale” tha ai.
Aktet e dhunës të militantëve të PD-së ndaj vilës 31, ish rezidenca e diktatorit Enver Hoxha, që ndodhën javën e shkuar, u pritën me shumë kritika nga ambasada franceze në Tiranë, delegacioni i Bashkimit Evropian por edhe përfaqësi të tjerra diplomatike. Komuniteti ndërkombëtar i cilësoi aktet e dhunës që rrezikuan jetën e artistëve të huaj si të papranueshme dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje.
Lajmi kryesor:
A është Shqipëria objektiv i sulmeve ajrore të Iranit? Lleshaj për Report TV: Raketat nuk do të arrinin kurrë, na mbron NATO!









