Një 15-vjeçar është identifikuar dhe ndaluar nga Policia, pasi 4 ditë më parë tentoi të vidhte një bankomat në rrugën Luigj Gurakuqi në Tiranë.
Ngjarja ndodhi gjatë protestave të dhunshme, ku persona të maskuar sulmuan dhe plaçkitën bizneset dhe institucionet financiare.
I mituri i shoqëruar mendohet se është njëri nga autorët e thyerjes së bankomatit, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/4 ditë më parë, tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar.
I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen.
Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
jan te motivuar nga tik toku, kto mendojn per te ardhmen .... kto qe shkatrojn
Përgjigju -
Pritni pak sa ti rritet e rruajani leshin, e oshalla e ka te madh ta coni te vajzat tja u rrasi ne goj
Përgjigju-
O sali kujdes se ai 15 vjecari nuk ka drejtim e ideologji, do vetem lekun pa u lodh. Kur te rritet mund te vij edhe tek ty te ta rrasi aty ku the se ke qef, per leke. Keshtu qe kini kujdes se ca “kerkoni” nga keta se do ju vije mbrapsht nje dite..
-











Komente
Komento