Protestat e PD për "Doshin", Boçi:
Meta po kërkon të dalë i palagur!

Protestat e PD për Meta po kërkon të dalë i palagur!">
TIRANE - Partia Demokratike dhe Forumi Rinor i kësaj force politike ka vijuar edhe ditën e sotme protestat përpara Kuvendit të Shqipërisë duke kërkuar largimin e Kryeparlamentarit Ilir Meta.

Dhjetëra të rinj të FRPD si dhe militantë të opozitës janë mbledhur për të disatën herë sot përpara selisë qëndrore të Kuvendit, nën thirrjet dhe pankartat “Meta ik!”. Në fjalën e tij deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se Meta po kërkon të dalë i pa lagur nga këneta e krimit.

“Ilir Meta kërkon të dalë pa lagur nga këneta e krimit që kanë ndërtuar me kujdes bashkë me kryeministrin e tij. Të dashur protestues e kemi parë Ilir Metën këto ditë të dalë dhe të bëjë oferta, na servir qetësi dhe dashuri por këtë e bën me shqetësimin më maksimal, e kemi parë të na servirë miqësi dhe dashuri por këtë e bën me një gjuhë urrejtje të paparë. Ne kërkojmë që ai të largohet nga drejtimi i parlamentit”, u shpreh Boçi.

luciano boci
 
Partia Demokratike ka nisur protestat që pas akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi lidhur me një atentat të mundshëm ndaj tij të urdhëruar nga Kreu i Kuvendit Meta.

Protestat e përditshme të selisë blu për dorëheqjen e Kryeparlamentarit Meta vijojnë tashmë prej më shumë se dy javësh, edhe pse Prokuroria e përgjithshme ka dalë me një version zyrtar sipas të cilit antetati ndaj Doshit është inskenim i këtij të fundit së bashku me deputetin tjetër Mark Frroku dhe vrasësin e pretenduar Durim Bami.

protesta e pd

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën