E njohim mirë veten si jemi! Ballkanasit në përgjithësi, por ne shqiptarët në veçanti, nuk jemi të fiksuar pas qindarkave. Shtyhemi me njëri-tjetrin për të paguar një drekë a një kafe; në një dasmë ka nga ata që mund të lënë dhe një rrogë të tërë duke ja hedhur 1000 lekëshat herë orkestrës e herë çiftit. Nuk ka bashkëshorte që të mbajë bashkëshortin kur do të lërë një bakshish të mirë, lëre pastaj për të falenderuar mjekun, taksistin, kamarierin. Pra, shqiptari nuk i ka numëruar kurrë “qindarkat”. Veç momenteve kur “thika” e shtërngimit i mbërrin aty ku nuk mban më. Dhe erdhi kjo ditë.
Protestat për çmimet janë një alarm që duhet të detyrojë këdo në administratë të veprojë me seriozitet, ndërgjegje, përulësi e përgjegjësi për të bërë të pamundurën jo vetëm me punë konkrete, por edhe me fjalën e mirë. Asnjë nga ne, nga ata që merr një rrogë të mirë, apo disa rroga të mira bordesh e privilegjesh, nuk mund të qeshë sot mbi ata që protestojnë sepse një pako makarona, një kilogram bukë, qumësht, vaj, naftë a benzinë, po kërcënon ekuilibrin familjar shqiptar me çmime europiane, por me rroga që të gjithë i njohim mirë. Si mund të përballet sot me tregun e çmendur për 1001 arsye, një pensionist, një punëtor a punëtore që të ardhurat nuk arrijnë 50.000 lekë në muaj? Si mund të përballet me shpenzimet për shkollën, për ilaçe apo për ushqimet e të së përditshmes? Si mund të mbijetojnë ato ndërmarrje që kanë dhjetëra qindra të punësuar, me shtrenjtimet zinxhir të të gjithë rrjetit prodhues? Në këtë pikë sot situata është tepër, tepër serioze dhe nuk ka vend as për shaka, as për thumbime, as për ironi.
Eshtë e vërtetë dhe një gjë tjetër: Protestave iu qepen dhjetëra parazitë, përfitues e hileqarë, ashtu si edhe të mjerëve dhe fatkeqëve të një lufte iu fluturojnë mbi kokë korba të tmerrshëm e përfitues të paskrupujt. Por këta nuk janë arsyeja që të mosh shohim apo të mos kuptojmë thelbin e vuajtjes: Po! Çmimet janë rritur vrullshëm e në këtë rritje ka spekulues.Çmimet janë rritur jashtë çdo logjike dhe ata që vuajnë nuk janë familjet që mbajnë në shtëpi thasët e zinj me paratë cash të korrupsionit, nuk vuajnë të korruptuarit, trafikantët, të mirëpaguarit, të fortët e të shëndetshmit e shoqërisë. Sot e gjithë Shqipëria duhet të fokusohet te një pjesë tjetër e madhe e shqiptarëve që e ngre zërin përmes familjeve që kanë mundur mes shumë vështirësish të dërgojnë në Universitet djalin apo vajzën, pensionisti apo pensionistja që nuk ka të afërm që i sjellin para’ nga jashtë shtetit, kryefamiljarja e divorcuar, punëtorët e dhjetra sipërmarrjeve të mesme e të vogla që nuk kanë rroga të larta që të mund t’i kenë lejuar kursime për të përballuar këto kohë shtërngimesh. Janë mëse të mjaftueshme këto arsye për të marrë tepër seriozisht protestat e shqiptarëve për çmimet.
Kjo fare nuk eshte proteste per cmime!Kjo eshte proteste poltike e atyre qe hum,eb tash e mbi nje dekade,qe humben edhe me 6 mars 2022, eshte proteste e mosdurimit,eshte proteste e inatit qe ne sovranin qe nuk ju jep besimin valid.Eshte protesste krejt e panatyrshme e vetme e llojit,se cmimit jane vale e gjithe botes pior askush askund per kete nuk proteston, eshte proteste e paarssyes eshte protest per "inat te qeverise".Ju vafte"puna e mbare"edhe pse e keni jo pak,por shume keq.Merreni qadrat e vendonu,merrni edhe ata qe ju kane udhezuar mashtruar e paguar.
Përgjigju