Mediat serbe quajnë “egërsira” grupet shqiptare të cilët kanë sulmuar autokolonën e makinave të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë kalimit të tij dje në vizitën në Kosovë. Në mediat serbe shkruhet se “Egërsirat” me flamuj të Shqipërisë në duar bërtisnin "UÇK, UÇK", ndërsa godisnin me këmbë eskortën e kryeministrit serb.

Pas goditjes së makinës së tij, kryeministri serb u kundërpërgjigj gjatë fjalës së djeshme, me "Kosova është Serbi!" Vuçiç ka thënë mes të tjerash: 

“Disa persona kanë goditur makinat tona. Unë nuk e di nëse i kanë lënduar këmbët. Nuk e kuptoj se çfarë rezultati kanë arritur. Ne kemi ardhur me mesazhe paqeje. Nuk i ofendojmë”.

vucic

Sipas mediave Kosovare Vuçiç qëndroi për një vizitë një ditore në Kosovë, ndryshe nga çfarë ishte planifikuar, për të festuar vitin e ri serb me qytetarët serbë të Kosovës. Ndërkohë e njëjta shprehje është përdorur dhe nga ministri Aleksandër Jabllanoviç kundrejt shqiptarëve në Gjakovë.

Ministri serb i Kosovës ka fyer familjarët e të zhdukurve në Gjakovë, pas protestave të organizuara gjatë vizitës së një grupi serb në qytet me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Ministri Jabllanoviç i ka quajtur familjarët e personave të zhdukur kosovarë “egërsira”.

vucic

Deklarata e tij ka ngjallur indinjatë mes qytetarëve të Gjakovës dhe për faktin se nuk ka patur asnjë reagim apo falje publike për familjarët e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë. Një grup qytetarësh kanë paralajmëruar për protesta para ndërtesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Prishtinë, për të protestuar kundër deklaratave fyese të ministrit Aleksandër Jabllanoviç.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)