TIRANE - Trazirat e një dite më parë në Shkup që precipituan me përleshje mes forcave të policisë dhe protestuesve, nuk kanë kaluar në heshtje dhe në Shqipëri. Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kërkuar maturi nga klasa politike maqedonase për të mos pasur përshkallzim të mëtejshëm të një konflikti, që do të rikthente trazirat në Ballkan.
 
Procesi “Monstra” është një proces i ndërlikuar për Përfaqësuesin e Dhomës së Avokatëve të Maqedonisë. Në këtë pikë, ai thotë që vendimet në gjykatat maqedonase nuk duhet të jenë të njëanshme kur vjen puna tek shqiptarët në krahasim me maqedonasit. 
 
“Eshtë për të ardhur keq që kohë pas kohe në Maqedoni ndodhin episode të dhimshme dhe të papranushme ndaj qytetarëve shqiptar që banojnë atje. Janë nënshtetas, por me kombësi shqiptare. Ne gjithmone kemi qënë të hapur dhe dashamirës me Maqedoninë dhe më kujtohet kur atyre ju mbyll porti i Selanikut ne i vumë në dispozicion portin e Durrësit si detyrë humane dhe fqinjësore. Edhe në vitin 2001 që ndodhën ato përpjekjet atje, lufta civile në Maqedoni vendi ynë ishte që ajo situatë të mbyllej sa më parë por ama si rezultat i asaj u arrit marrëveshja e Ohrit. Unë kam qënë gjithmonë që ajo marrëveshje duhet çuar deri në fund se është shumë thelbësore. Nuk është puna për ta pranuar marrëveshjen me fjalë, por të zbatohet në praktikë dhe këtë s’duhet ta kuptoj vetëm Presidenti, kryetari i Kuvendit, Kryeministri, por duhet të shkojë deri te qytetari i thjeshtë dhe nëqoftëse qytetarët shqiptarë që banojnë në Maqedoni nuk konsiderohen si të barazvlefshëjm me qytetarët e tjerë unë nuk e di çfarë mund të ndodhë më tej. Nuk e di sa do durojnë dhe ata. Politika Maqedonase duhet të bej kujdes  të jëtë shumë e kujdesshme, Ballkani nuk ka nevojë më për trazira të tjera, ne jemi për t’i zgjidhur problemet në mënyrë paqësore, por vendimet që merren duhen çuar deri në fund”, tha ish-presidenti Moisiu, i cili foli për mediat Konferencës së Ambasadorëve që mbahet në Tiranë në ditën e dytë.
 
Konflikte të tilla, vijnë sipas ish-presidentit mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe për shkak të mosvenies në praktike të marrëveshjes së Ohrit, e cila do të shërbente si një “kushtetutë” për bashkëjetesën mes tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)