TIRANE- Një ditë pas protestës së banorëve të Belshit, të cilët kërkonin ndihmë nga shteti për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 19 maj, ka reaguar drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi. Ai ka thënë se situata është dramatizuar pasi nuk është shpallur gjendja e emergjencës, ndërsa po punohet për verifikimin e dëmeve.
 
“Ne për atë nivel të lartë të tërmetit duhet të jemi optimist për faktin që s’kemi patur humbje në jetë njerëzish. Drejtoria e Emergjencave Civile ka asistuar në të gjithë territorin. Është bërë praktikë në Shqipëri që pasi marrin 5 familje ndihmë, kërkojnë dhe të tjerët”, ka thënë Prençi.

Banorët e Belshit dolën në protestë dje pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe kërkuan që tu riparohen banesat dhe deri sa të ndodhë kjo t'u sigurohen çadra pasi nuk kanë nuk jetojnë.
 
Sipas banorëve shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme. Tërmeti i 19 majit ishte me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)