Protestat në dhjetor/Muzeu Historik pas dëmtimeve ende me kompensata, KKTKM miraton projektin

Ministria e Kulturës në 11 dhjetor të vitit që lamë pas, firmosi Urdhërin për mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar. Përpos pandemisë Covid 19, shkak ishin dhe dëmtimet që iu bën këtij institucioni gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërsa, vetëm pas dy muajsh, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka firmosur në datë 12 shkurt lejen për zëvendësimin e kompensatave me xhama.

“Që nga momenti që janë thyer xhamat, si pasojë e protestave, edhe ne ende se dimë se kush ishin autorët, për shkak tyë rrezikshmërisë janë vendos kompesatat që janë edhe sot”, thotë Koçi.

Ndërhyrjet me vonesë në këtë ndërtesë, që është Monument Kulture i kategorisë së II-të, do të marrin fund vetëm kur Ministria e Kulturës të shpallë fituesit të tenderit të xhamave

“Është hartuar projekti edhe ka përfunduar. Ka marrë miratimin edhe se di unë si do eci procesi i tenderimit, se spo e bën MK, por Ministria e Kulturës, unë s’kam asnjë dijeni se si do jenë operatorët ekonomikë që do hynë në tenderim apo se kush do jetë fituesi”, thotë Koçi.

Muzeu Historik Kombëtar gjatë kësaj periudhe zhvillon aktivitete në sallën “Unesco”, si dhe në sallën e ekspozitave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'