Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland i dha porosi të qarta politikës së Shkup. Duke komentuar situatën politike dhe të sigurisë të krijuar pas valës së protestave rreth rastit ‘Monstra’, Nuland theksoi nevojën për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit si kusht i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.
Ajo inkurajoi palët për më shumë bashkëpunim mes komuniteteve, ndërsa theksoi gatishmërinë e amerikanëve për investime në rajonet shqiptare të Maqedonisë me qëllim të barazimit ekonomik dhe social.
“SHBA mbështet fuqishëm vizionin që ne patëm që nga Marrëveshja e Ohrit për një shtet të ndërtuar në prosperitet, demokraci, bashkërisht. Pata kënaqësinë të dëgjoja nga kryeministri për planet dhe reformat. Është absolutisht thelbësore që dy komunitetet të rriten dhe prosperojnë së bashku. SHBA-ja është e kënaqur për mundësinë e investimit fuqishëm për këtë vizion të integruar, në aspektin politik, ekonomik, të sigurisë. Folëm me kryeministrin se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku për sa i përket rajoneve shqiptare të Maqedonisë. Ne duam ta bëjmë këtë përmes investitorëve, kompanive amerikane dhe si mund të bëjmë më shumë për ta përforcuar bashkëpunimin rajonal ekonomik”, tha Viktoria Nuland, Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit.
Nuland theksoi tezën e mesit të artë, atë të bashkëjetesës në paqe, siguri, unitet, vlera këto për të cilat SHBA ka qenë e përkushtuar që nga Marrëveshja e Ohrit. Përpara zyrtares së lartë amerikane edhe kryeministri Gruevski shprehu gatishmërinë për përforcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve dhe promovimin e bashkëjetesës.
“Do të punojnë me përkushtim për shoqërinë e integruar dhe kohezionin e forcuar ndëretnik dhe do të vazhdojmë me vëmendje dhe me përkushtim ta ndërtojmë bashkëjetesën dhe t’i forcojmë urat mes bashkësive”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

VIDEO