Më herët kanë reaguar edhe përfaqësusit ndërkombëtare të cilët kanë bërë apel për qetësi dhe vetëpërmbajtje të qytetarëve nga dhuna në Maqedoni. Ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, kanë bërë thirrje për qetësim të situatës pas protestave të dhunshme në Shkup, kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi më 12 prill 2012.
“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje.
Nga protestat e zhvilluara dje dhjetëra persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe policë, si pasojë e përleshjeve mes turmës dhe forcave blu, kundër dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”.
Xhelili: Procesi i ndikuar etnikisht, drejtësia nuk njeh kombësi
Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë maqedonase Fadil Xhelili ka reaguar në lidhje me dënimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”, duke e cilësuar procesin si të ndikuar etnikisht. Sipas Xhelilit, "procesi gjyqësor ndaj shqiptarëve ka marrë konotacion politik e etnik."
Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë maqedonase tha ndër të tjera se "vendimi i dhënë nga gjykata për burgim të përjetshëm ndaj 6 shqiptarëve nuk është përfundimtar", duke shtuar se ai është apeluar.
Xhelili theksoi se "drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe se nuk duhet të njohë kombësi."
Ndërkombëtarët thirrje: Qetësim situatës në Maqedoni
Përfaqësusit ndërkombëtare kanë bërë thirrje për qetësi dhe qytetarët të përmbahen nga dhuna në Maqedoni. Kjo thirrje është bërë nga ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, pas protestave të dhunshme në Shkup, kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi më 12 prill 2012.
“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje.
Në deklaratë thuhet se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamejet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme.
“Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emrin e një shteti të integruar që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)