Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po përdorin Policinë e Shtetit për të mbrojtur pushtetin gjatë protestave. Në një postim në rrjete sociale, Bardhi i lidh ndërhyrjet e policisë me qëndrimin e mazhorancës në Kuvend për çështjen Balluku, ndërsa kritikon edhe shpërblimet e premtuara për efektivët, duke i quajtur ato 'mafioze.'
Deklarata e plotë e Bardhit
"RAMA DHE BALLUKU, NGA DHUNA E KARTONËVE TE DHUNA E UNIFORMAVE!
Dhuna e kartonëve, me të cilën Edi Rama mbrojti Belinda Ballukun nga arrestimi, sot është shndërruar në dhunë mizore ndaj të rinjve që e refuzojnë korrupsionin e qeverisë.
Policia e Shtetit nuk është garda personale e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ajo paguhet nga taksat e shqiptarëve për të mbrojtur ligjin dhe qytetarët, jo për të mbrojtur pushtetarët e korruptuar nga zemërimi i njerëzve.
Të kthesh uniformën e shtetit në mburojë të korrupsionit është tradhti ndaj atdheut! Policia duhet t’i shërbejë Republikës, jo pushtetit.
Ndërsa Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë mirë të kuptojnë se me shpërblimet e tyre mafioze mund të blejnë edhe pak kohë, por ata e dinë se koha e tyre ka mbaruar dhe pushteti i tyre tani mbahet vetëm me shkopinj policie" tha Bardhi
Lajmi kryesor:
‘Ëndërron 21 janarin’, Berisha i përgjigjet Ramës: Zjarrvënësi më i madh i kombit je ti! Jep dorëheqjen, të bëhet zgjidhje politike (VIDEO)

"Kë po dhunoni si kafshë, more të paburrë, more plehra?! Fëmijët tuaj dhunoni, i lini rrugëve të plagosur, more mostra?!" shkruan Bardhi në një postim në rrjete sociale, teksa poston një video nga kaosi në Tiranë ku shihen forcat e rendit duke dhunuar një protestues.










Komente
Komento