Protestat në Tiranë/ Komisionerja e KiE: Policia të dallojë protestuesit e dhunshëm nga ata paqësorë, të respektohen të drejtat e të miturve
Komisionerja e KiE, Dunja Mijatoviç
Komisionerja i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, përmes një deklarate ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zhvillimin e protestave në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Mijatoviç shprehet se autoritetet shqiptare duhet të tregojnë përmbajtje në protesta dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës. Komisioneri rithekson që puna e policisë në protesta duhet të bazohet në komunikim dhe bashkëpunim me organizatorët dhe pjesëmarrësit në demonstrata dhe duhet të synojë në ndaljen e përshkallëzimit të tensioneve.
Mijatoviç, duke vënë në dukje se shumica e personave të ndaluar janë liruar, u bën thirrje autoriteteve të shpejtojnë lirimin e çdo protestuesi paqësor të mbetur që mund të jetë akoma në paraburgim.
Komisionerja i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç thekson në deklaratën e saj se Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore.
"Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedurale, duke përfshirë të drejtën për t'u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre", thuhet në deklaratë.
Së fundmi, Dunja Mijatoviç shprehet se shqetësuar për ndalimin dhe sulmet e pretenduara ndaj disa gazetarëve që mbulojnë demonstratat.
Deklarata e plotë në anglisht e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviç
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3431
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor 2024, 19:53
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
Protestat e dhunshme në Itali, plagosen 15 policë, reagon Meloni: E papranueshme
15 Nëntor 2024, 17:11
-
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!
12 Nëntor 2024, 12:23
-
Presidentja e Gjeorgjisë nuk e njeh rezultatin zgjedhor, bën thirrje për protesta
28 Tetor 2024, 08:09
-
Mblidhen ministrat e G7 në Napoli, protestuesit sfidojnë zonën e kuqe dhe përleshen me policinë! Hidhet gaz lotsjellës dhe goditet me shkopinj gome
19 Tetor 2024, 19:14
-
VIDEOLAJM/ Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, protesta e grave me të zeza para Apelit të Tiranës! Kërkojnë dënimin maksimal për autorët!
15 Tetor 2024, 09:48
-
"Kryetarët e bashkive vijnë marrin votat e zhduken!" Banorët protestojnë për rrugët në Kukës e Lushnje: Kemi njerëz të sëmurë, nuk hyn ambulanca
11 Tetor 2024, 14:21
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator 2024, 13:59