Sulmet me gurë ndaj policisë, protestuesit i konsiderojnë një veprim normal. Në ditën e shtatë të protestës, teksa janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, një protestues i maskuar tha për mikrofonin e Report Tv se kërkesa e vetme e tyre është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ai madje justifikoi sulmet ndaj efektivëve, duke thënë se “mirë ua bëjmë që i qëllojmë me gurë”.
“Ai jo vetëm na ka neglizhuar tre muaj që kemi protestuar paqësisht, por edhe është tallur me ne dhe na ka gjuajtur me gaz lotsjellës, me shkopinj gome. Edhe ne shumë mirë ia bëjmë që i gjuajmë me gurë, sepse vetë e nisi luftën. Dhe një luftë që ti nuk e fiton dot, nuk duhet ta nisësh”, tha ai.
I riu i maskuar tregoi se e ka lënë gjimnazin që në moshën 14-vjeçare, pasi dëshironte të punonte. Për të, tre vitet e gjimnazit janë kohë e humbur, ndërsa pretendon se gjatë kësaj periudhe mund të fitojë para dhe të hapë një biznes.
“E lashë gjimnazin sepse doja të punoja. Jo sepse më duhej, por doja vetë. Unë personalisht mendoj që gjimnazi është harxhim kohe. Në qoftë se ti bën tre vite dhe merr diplomën, unë për tre vite, që i thonë 36 muaj, sikur 400 mijë lekë të marr, kush e di sa kam bërë”, tha i riu i maskuar.
Një tjetër protestues i maskuar, i cili u prezantua si student, tha se kishin njoftuar mësuesit për bojkotimin e mësimit dhe se, sipas tij, kishin marrë mbështetjen e tyre.
“Po protestojmë si studentë, që shkollën ta marrim jo me mik, por me meritokraci. I kemi dërguar mesazh zyshave se do të bojkotojmë mësimin. Na kanë thënë: Na përfaqësoni sa më mirë”, tha protestuesi.
Ndërkohë, gjimnazistët që janë bërë pjesë e protestave thonë se janë gati të përballen me pasojat për të cilat i ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama. Ata shprehen se nuk do të ndalen nga protestat, pavarësisht paralajmërimeve të drejtuesve të shkollave.
“Për të drejtat tona kemi dalë, se janë rrahur shumë njerëz. Drejtoria na ka thënë të mos dalim, por ne nuk i pyesim. Le të kemi pasoja, Rama le të mbajë pasojat e veta me këtë shtet që ka bërë. Një ditë Rama ka për të rënë”, tha një nxënës i shkollës “Isa Boletini”.
“Kemi dalë për të drejtat tona, s’kemi arsim. Boll kemi duruar, Rama duhet të japë dorëheqjen”, tha një protestuese.
“Jam 14 vjeç. Rama mendon vetëm për vete”, tha një i mitur.
“Dje ishte ditëlindja ime e 15-të. E përjetova protestën me keqardhje. Gjysmën e të afërmve i kemi në emigrim”, tha një tjetër.
Teksa janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, një protestues tha për Report Tv se kërkesa e vetme e tyre është dorëheqja e Ramës.
"Unë po protestoj për shkakun se Edi Rama, kur ne protestuam tre muaj paqësisht, nuk zgjodhi të fliste. Edhe unë iu bashkova protestës që të bëj dhunë dhe t'i tregoj që o do flasësh, o do tërhiqesh", tha ai.
Cilat janë kërkesat e tua konkretisht? Pra, çfarë kërkon ti?
"Kërkesa ime e vetme, edhe e të gjithë protestuesve këtu, është dorëheqja. Sepse kur ne protestuam tre muaj paqësisht dhe zgjodhëm të flisnim, Edi Rama nuk donte të fliste me ne. Tani që ne u ngritëm dhe u revoltuam, ai po zgjedh të flasë, por ne nuk duam të flasim tani. Është tepër vonë.
Edhe doja të thosha se i përshëndes të gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në protestë, nga diaspora, ngado që të jenë. Dhe juve që rrini në shtëpi, hani fara, hani patatina dhe na shihni nga televizori, ju bëj thirrje edhe juve të vini këtu, në sheshin e burrave, ta hedhim poshtë këtë legenin", tha ai.
Është kjo forma se si duhet të protestoni? Ti je student?
“Jo, unë e kam lënë gjimnazin që 14 vjeç, sepse unë, me mendimin tim, për sa ju bëni tre vite dhe merrni diplomën, unë për tre vite punoj dhe hap një biznes. A më kupton”, tha ai.
Pra, e le shkollën sepse të duhej të punoje?
"E lashë gjimnazin sepse doja të punoja. Jo sepse më duhej, por doja vetë. Unë personalisht mendoj që gjimnazi është harxhim kohe. Në qoftë se ti bën tre vite dhe merr diplomën, unë për tre vite, që i thonë 36 muaj, sikur 400 mijë lekë të marr, kush e di sa kam bërë. A më kupton?", shtoi i riu.
"Ai jo vetëm na ka neglizhuar tre muaj që kemi protestuar paqësisht, por edhe është tallur me ne dhe na ka gjuajtur me gaz lotsjellës, me shkopinj gome. Edhe ne shumë mirë ia bëjmë që i gjuajmë me gurë, sepse vetë e nisi luftën. Dhe një luftë që ti nuk e fiton dot, nuk duhet ta nisësh", përfundoi ai.
-
Edhe këta na qenkin studentat? Ahahahhaha, rini e djegur, ndjekin modele të gabuara si Stresi e të tjerë që mendojnë se leku bëhet duke vjedhur, vrarë, duke i marrë me pisllëqe. E mjera protestë...
Përgjigju -
ky djali nuk eshte ne shqiperi eshte jashtshtetit i blere
Përgjigju










Komente
Komento