Sondazhi i 'GPF' për Report Tv: Sikur zgjedhjet politike të bëheshin sot, PS fiton 54%! Qytetarët: Opozita të pranojë ofertën e Ramës për reformën elektorale

Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research publikoi mbrëmjen e së mërkurës sondazhin e dytë (shiko këtu sondazhin e parë) para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Qytetarët u janë përgjigjur disa pyetjeve, mes të cilave si do të votonin nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme politike, si e gjykojnë ofertën e kryeministrit për opozitën, strategjinë e PD-së dhe LSI-së për protestat, por edhe për bashkitë kryesore në vend. Nëse sot do të  bëheshin zgjedhje të parakohshme politike sikur kërkon opozita, Partia Socialiste do të fitonte me 50-54%, madje duke pasur një rritje me 1% nga sondazhi i një muaji më parë, teksa në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. PD-ja do të merrte 32-36% duke u rritur me 3% në krahasim me një muaj më parë. LSI-ja ka rënie me 2%, nga 9-11% muajin e parë në 7-9% sot. PDIU-ja do të merrte 2-4% dhe PR-ja 0-2%.

Nëse zgjedhjet për pushtetin vendor do të zhvilloheshin sot, PS kryeson në 10 nga 12 bashkitë kryesore, ndërsa PD-ja vetëm në dy Shkodër dhe Dibër. Në Tiranë Partia Socialiste konfirmohet bindshëm. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor, ndërsa kërkojnë më parë një qeveri kalimtare për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshme pa Ramën kryeministër. Por nëse opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale, cfarë do të bëjnë shqiptarët? 61.3% kanë deklaruar se pavarësisht nëse shkon apo jo opozita në zgjedhje do të shkojnë të votojnë, ndërsa 38.7% janë shprehur se nuk do të shkojnë në votime.

45.3% e shqiptarëve nuk e mbështesin absolutisht aksionin e opozitës me protesta në shesh. 17.2% mendojnë se opozita po humbet efikasitetin me këtë strategji. Vetëm 29.6% e mbështesin opozitën dhe 5.6% kërkojnë që protestat të jenë më të dhunshme për të qenë më efikase. Kryeministri Edi Rama i ka propozuar opozitës të realizojnë së bashku reformën elektorale për të dhënë kështu të gjitha garancitë legjislative, sipas teje opozita duhet të pranojë këtë propozim? Kësaj pyetje shqiptarët i janë përgjigjur 44% absolutisht PO. 34.1% janë shprehur kundër, 8.1% thonë 'Po' por kërkojë që opozita të kërkojë garanci të forta, ndërsa 13.8% nuk janë përgjigjur.

Një numër i konsiderueshëm kandidatësh nga listat e PD-së dhe LSI-së kanë pranuar që të futen në Kuvend, pasi deputetët e opozitës së vjetër dogjën mandatet. Por a janë këta deputetë të rinj legjitim për të përfaqësuar opozitën? Nga sondazhi ka rezultuar se 38% kanë votuar 'PO', 36.2% 'JO'. Për 21.7% deputetët e rinj ligjërisht janë legjitim, por politikisht gabojnë, ndërsa 4.1% nuk janë përgjigjur. I ftuari special ishte Roberto Baldassarri, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research. Ai është një figurë e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:14
Protestat, oferta e Ramës dhe si do të votonin sot/ Në Repolitix sondazhi i dytë i 'GPF'-së (FOTO)
Ora 23:07
Nëse sot zhvillohen zgjedhje të parakohshme, PS-ja fiton me 54% të votave (Shifrat)


Opozita kërkon një qeveri kalimtare për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi akuzon kryeministrin Edi Rama të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Por nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe procesi do të zhvillohej sot, si do të votonin shqiptarët? Sondazhi i publikuar nga Report Tv tregon se Partia Socialiste do të fitonte 50-54%, madje duke pasur sërish rritje në krahasim me një muaj më parë me 1%, teksa në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Ndërsa PD-ja do të merrte 32-36% duke u rritur me 3% në krahasim me një muaj më parë. LSI-ja ka rënie me 2%, nga 9-11% muajin e parë në 7-9% sot. PDIU-ja do të merrte 2-4% dhe PR-ja 0-2%.

Ora 23:00
Gara për Tiranën, sondazhi në Report Tv: PS kryeson me 63-67%, 24-28% votojnë PD-në


Partia Socialiste do të ruante bashkinë e Tiranës nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin sot. Sipas sondazhit, 63-67% do të votonin PS-në dhe Erion Veliajn që është konfirmuar që do të rikandidojë, ndërsa PD-në do të votonin vetëm 24-28% dhe LSI-në 6-8%. Në krahasim me sondazhin e një muaji më parë PS-ja një rënie të lehtë me 1%, dhe PD-ja rritje me 4%.

Ora 22:53
Gara për Shkodrën, sondazhi në Report Tv: Kryeson PD-ja 41-45%, PS-ja 38-42%


Nëse zgjedhjet lokale do të bëheshin sot, PS-ja do të merrte 38-42%, PD-ja 41-45%, LSI-ja 5-7% dhe PDIU-ja 2-4%. Në krahasim me një muaj më parë, PS-ja ka pësuar rënie, ndërsa PD-ja rritje. Aktualisht bashkia drejtohet nga Voltana Ademi e zgjedhur nga PD-ja.

Ora 22:47
Gara për Kukësin, sondazhi në Report Tv: PS-ja kryeson me 47-51%, PD-ja 44-48%


Në Kukës Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet lokale nëse do të zhvilloheshin sot. 47-51% kanë votuar PS-në, 44-48% PD-në, që drejton aktualisht bashkinë me Bashkim Shehun. LSI-ja ka një rënie krahasim me një muaj më parë 2.5-4.5%. Për partinë Socialiste në 30 qershor do të kandidojë Safet Gjici.

Ora 22:47
Gara për Lezhën, sondazhi në Report Tv: PS-ja kryeson me 47-51%, PD-ja 36-40%


Në Lezhë ku për partinë Socialiste do të kandidojë Pjerin Ndreu nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, socialistët do të merrnin 47-51%, PD-ja 36-40% dhe LSI-ja 7-9%.

Ora 22:39
Gara për Vlorën, sondazhi në Report Tv: 62-66% votojnë PS-në, PD-ja 21-25%


Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot në Vlorë, PS-ja do të  fitonte me 62-66%, ndërsa PD-ja 21-25%, LSI-ja 4.5-6.5% dhe PDIU-ja 3-5%. Në këtë bashki Partia Socialiste ka konfirmuar rikandidimin e Dritan Lelit. Në krahasim me nje muaj me pare, PS-ja ka nje ulje te lehte dhe PD-ja rritje.

Ora 22:32
Gara për Korçën, sondazhi në Report Tv: 57-61% për PS-në, PD-ja 24-28%


Në Korçë PS ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa nëse do të votohej sot do të merrte 57-61%, PD-ja 24-28%, LSI-ja 9-13% dhe PDIU-ja 0-2%.  Edhe në këtë bashki në krahasim me një muaj më parë, PS ka rritje.

Ora 22:19
Gara për Gjirokastrën, sondazhi në Report Tv: 46-50% votojnë PS-në, 29-33% PD-në


Bashkia Gjirokastër do të votonte 46-50% Partinë Socialiste nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, ndërsa 29-33% PD-në dhe vetëm 15-19% LSI-në. Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Zamira Rami e zgjedhur nga radhët e LSI-së. Në krahasim me një muaj më parë PS-ja ka shënuar rritje edhe në këtë bashki.

Ora 22:11
Gara për Beratin, sondazhi në Report Tv: 57-61% votojnë PS-në, 22-26% PD-në


Në Berat PS-ja do të merrte 57-61% të votave duke shënuar rritje në krahasim me një muaj më parë nese do te votohej sot, ndërsa PD-ja 22-26% dhe 10.5%-14.5%.

Ora 22:08
Gara për Dibrën, sondazhi në Report Tv: 35-39% votojnë PD-në, 27-31% PS-në


Në Dibër nëse do të votohej sot, 35-39% do të votonin PD-në, 27-31% PS-në, 12-16% LSI-në dhe 16.5-20.5% PDIU-në. Në krahasim me një muaj më parë, PD-ja ka rritje, ndërsa PS-ja ulje.

Ora 21:36
Gara për Durrësin, sondazhi në Report Tv: 49-53% votojnë PS, 25-29% PD (Shifrat)


Nëse zgjedhjet lokale do të bëheshin sot, në Durrës 49-53% e qytetarëve do të votonin për PS-në, ndërsa 25-29% PD, 10-14% LSI-në, 4-6% PDIU-në.

Ora 21:36
Gara për Fierin, sondazhi në Report Tv: 57-61% votojnë PS, 22-26% PD (Shifrat e plota)


Në bashkinë e Fierit, nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet, kandidati i PS-së, Armando Subashi do të merrte 57-61%. Opozita nuk ka nxjerrë asnjë kandidat deri tani. Megjithatë 22-26% votojnë PD-në, 8.5%-12.5% LSI-në, 3-5% PDIU-në. Nga muaji i parë, PS-ja ka shënuar një rritje në sondazh.

Ora 21:29
Gara për Elbasanin, sondazhi në Report Tv: 46-50% votojnë PS, 21-25% PD (Shifrat e plota)


Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin sot, 46-50% do të votonin kandidatin e PS-së, 21-25% të PD-së, 10-14% të LSI-së, 12-16% të PDIU-së. Partia Socialiste ka vendosur si kandidat për Elbasanin Gledian Llatjan, ndërsa nga opozita ende nuk ka një vendim nëse do të marrë pjesë në zgjedhje. Brenda një muaji PS-ja një rritje të konsiderueshme në Elbasan.

Ora 21:13
Çfarë do të bëjnë shqiptarët nëse opozita bojkoton zgjedhjet lokale? (Sondazhi)


Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor, ndërsa kërkojnë më parë një qeveri kalimtare për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshme pa Ramën kryeministër. Por nëse opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale, cfarë do të bëjnë shqiptarët? 61.3% kanë deklaruar se pavarësisht nëse shkon apo jo opozita në zgjedhje do të shkojnë të votojnë, ndërsa 38.7% janë shprehur se nuk do të shkojnë në votime.

Ora 20:56
Shumica e shqiptarëve kundër strategjisë së opozitës me protesta (Sondazhi)


45.3% e shqiptarëve nuk e mbështesin absolutisht aksionin e opozitës me protesta në shesh. 17.2% mendojnë se opozita po humbet efikasitetin me këtë strategji. Vetëm 29.6% e mbështesin opozitën dhe 5.6% kërkojnë që protestat të jenë më të dhunshme për të qenë më efikase.

Ora 20:45
A është opozita e re në Kuvend legjitime? Si votojnë shqiptarët (Sondazhi)


Një numër i konsiderueshëm kandidatësh nga listat e PD-së dhe LSI-së kanë pranuar që të futen në Kuvend, pasi deputetët e opozitës së vjetër dogjën mandatet. Por a janë këta deputetë të rinj legjitim për të përfaqësuar opozitën? Nga sondazhi ka rezultuar se 38% kanë votuar 'PO', 36.2% 'JO'. Për 21.7% deputetët e rinj ligjërisht janë legjitim, por politikisht gabojnë, ndërsa 4.1% nuk janë përgjigjur.

Ora 20:36
Sondazhi/ Propozimi i Ramës për reformën elektorale, qytetarët: Opozita duhet ta pranojë


Kryeministri Edi Rama i ka propozuar opozitës të realizojnë së bashku reformën elektorale për të dhënë kështu të gjitha garancitë legjislative, sipas teje opozita duhet të pranojë këtë propozim? Kësaj pyetje shqiptarët i janë përgjigjur 44% absolutisht PO. 34.1% janë shprehur kundër, 8.1% thonë 'Po' por kërkojë që opozita të kërkojë garanci të forta, ndërsa 13.8% nuk janë përgjigjur.  

Ora 20:19
Pyetja e parë e sondazhit, ja si e gjykojnë shqiptarët gjendjen e vendit


Pyetja e parë për shqiptarët në sondazh ka qenë si e gjykojnë gjendjen përgjithshme aktuale të Shqipërisë? 21.2% e vlerësojnë si pozitive, 51.1% negative, 26.4% normale dhe 1.3% janë përgjigjur nuk e di. Krahasuar me një muaj më parë ka një ulje të atyre që gjendjen e shikojnë si negative, pasi në sondazhin e parë ishin 55.3% që e shikonin si negative, ndërsa sot 51.1% negative.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adri: 15/05/2019 11:02

    po mu gjith kto vite nk me ka mar neri ne tel dhe nk njof njeri qe te jete pytur per kete gje ??!!!!!

    Përgjigju
  • luli: 18/04/2019 12:57

    Dihet kjo pune. Mos ka lloc me shume se kaq Pd e Lsi. do zhduken fare

    Përgjigju
  • Toni: 18/04/2019 01:58

    Po nqoft se jeni aq te sigurt perse nuk shkoni ne zgjedhje te parakohshme dhe ti mbyllni gojen opozites .

    Përgjigju
    • aaaaa: 18/04/2019 10:09

      sepse krijohet nje precedent i nderuar toni... neser pas zgjedhjeve cdo opozite mund te djege mandatet dhe te kerkoj zgjedhje.

    • kometa: 18/04/2019 08:48

      Sepse ne kemi opozite destruktive, opozite qe edhe kerkon zgjedhje parakohshme edhe lut Zotin mos te kete, duke vendosur kushte te papara. Pse ajo cfare eshte? femije i lazdruar? Duhet te shkaterrohet kjo opozite, per te bere nje te re dhe per te ardhur ne pushtet

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit (EMRI)

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit (EMRI)