Një ditë më parë, Taulant Balla publikoi një video, ku ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, aktualisht anëtare e Këshillit kombëtar në PD, shihej në përplasje me efektivët e policisë të cilët e kishin identifikuar si organizatore të studentëve.

Tashmë Kuçana po hetohet zyrtarisht nga autoritetet për përfshirjen e të miturve në veprimtari që dëmtojnë zhvillimin mendor ose fizik. Kjo vepër parashikohet në nenin 124/b të kodit penal i cili dënon përdorimin e të miturve në akte që dëmtojnë zhvillimin e tyre mendor apo fizik. Një vepër penale e cila dënohet nga 2 deri 5 vjet burgim.

Por Partia Demokratike ngre të tjera pretendime për mënyrën e trajtimit të Kuçanës. Në një deklaratë për media, zëdhënësja e PD, Floriana Garo pretendon se ajo është dhunuar, fyer dhe intimiduar nga policia.

“Krimi” i saj i vetëm është se qëndroi në krah të studentëve. Pedagogia Kucana para arrestimit është kërcënuar me një sms ku i është dërguar fotoja e saj dhe e së bijës, dhe i është përmendur fakti se ka një vajzë, të ketë kujdes dhe të mos dalë më në protestë. Policia e ka dhunuar, fyer dhe intimiduar duke mos e lejuar te beje një telefonatë qe ia lejon ligji”, tha Garo.

PD kërkon gjithashtu kthimin pa vonesë të telefonit të pedagoges si dhe transparencë të plotë për arsyet e shoqërimit.

 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Drejtoi të rinjtë në protestat e dhunshme, Ilirjana Kuçana e PD-së nën hetim për përdorimin e të miturve

1792149680_ilirjanakucana.jpg

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, aktualisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, është vënë nën hetim, lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve në Shqipëri.

Ilirjana Kuçana po hetohet nën dyshimin për përfshirjen e të miturve në veprimtari që dëmtojnë zhvillimin mendor ose fizik

Sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu, hetimet kanë nisur pas grumbullimit të provave dhe materialeve që ngrenë dyshime se gjatë zhvillimit të protestës janë angazhuar apo nxitur të mitur për të marrë pjesë.

Ndërkohë strukturat përkatëse hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.