Taulant Balla ka akuzuar sërish Sali Berishën se po përdor deputetë e kandidatë për të nxitur dhunë në protestat që po mbajnë kryeqytetin mbërthyer që prej së martës. 

Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale një video ku shfaqet policia duke ndaluar demokraten Ilirjana Kuçana, e cila ndodhej mes një grupi protestuesish të rinj, në çantat e të cilëve shihen sende të forta dhe lëndë plasëse

"O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë!  ‘Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri" shkruan Balla në rrjete sociale.

Përmes këtyre pamjeve, Balla ia faturon drejtpërdrejt Berishës përgjegjësinë për dhunën në protesta, duke pretenduar se bombulat e zjarrit janë mbajtur në çantat e personave të lidhur me Partinë Demokratike.

Vetë Berisha nuk e ka fshehur, përkundrazi , ka marrë përsipër autorësinë e këtyre protestave dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të vazhdojnë protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama


Lajmi kryesor:

'Armatos të mitur si mercenarë dhe i nis si mish për top', Koçiu akuzon Berishën për protestat: Do ta kthejë Shqipërinë në kaos!