Organizatorët e protestës së studentëve shqiptarë në Shkup kanë bërë të ditur se tre studentë shqiptarë nga Tirana janë arrestuar nga policia gjatë zhvillimeve të sotme.

Sipas tyre, një autobus me studentë nga Shqipëria, i cili po shkonte drejt protestës në Shkup, është ndaluar dhe më pas është shoqëruar nga policia drejt Kumanovës.

“Tre studentë shqiptarë nga Tirana po mbahen nga policia, ndërkohë që një autobus me studentë nga Shqipëria i shoqëruar nga policia është dërguar në Kumanovë”, thanë organizatorët.

 


Lajmi kryesor:

Shkupi vishet kuqezi, mijëra në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet dorëheqja e ministrit të drejtësisë dhe kryeministrit, arrestohen 3 studentë nga Tirana