Protestat për Klodjan Rashën, Topalli për Report Tv: Kjo klasë politike duhet të mbyllë ciklin e vetë! Basha tradhtoi të rinjtë dhe u fsheh

Në një intervistë për Report Tv, kryetarja e partisë "Lëvizja për Ndryshim" Jozefina Topalli komentoi protestat që përfshinë Tiranën ditën e djeshme për vrasjen e Klodjan Rashës. Ajo shprehet se këto aktet e dhunës vijnë për shkak të varfërisë. Ajo ka hedhur akuza mbi klasën politike aktuale për të cilën u shpreh se ata duhet të japin dorëheqjen dhe të mbyllin ciklin e tyre.

"Po jetojmë kohë sfiduese të një krize shumë planëshe. Për t'i shtuar kësaj krize një ngjarje të precedent, vrasjen e një 25-vjeçarit në ditën e rinisë. Unë do isha e shqetësuar se pas kësaj ngjarje nuk do kishte reagim. Do isha frikësuar nëse nuk do kishte protesta të mëdha. Unë në këto protesta shoh përtej vrasjes së një djali që është tragjike. Unë mbështes çdo reagim për jetën e njeriut. Unë uroj që protestat të shtohen në numër por di të lexoj përtej kësaj. Përtej vrasjes së këtij djali, ka arsye të tjera më shumë komplekse se sa thjesht ky akt. Çfarë ndodh me të rinjtë në vend? Në vendin tonë, 32% e papunësisë janë të rinj. Është një shifër e certifikuar por besoj se është më e lartë. Vetëm për shkak të pandemisë kanë humbur punën dhe shumë të tjerë. Nuk është rastësi që nga vendi jonë shumica që largohen janë nën 34-vjeç. Nuk i kemi dhënë mundësi dhe nuk ka pasur pasur asnjë projekt nga qeveria për këtë.

Nëse këto të rinj ndihen të pasigurt dhe shohin një pabarazi të tmerrshme. Reagimet e tyre nuk mund të gjykohen kurrë. Nuk ka dhunë më të madhe se sa varfëria.Ne ndjekim protesta në të gjitha vendet. Kemi parë dhunë në gjithë protestat në Francë, Gjermani e Amerikë. Nuk e pranoj dhunën por unë e kuptoj atë. Ftesa ime është për klasën politike. Ka arsye për të cilët të rinjtë ngrihen në protesta. Çështja nuk është tek dorëheqja e një ministri. Do vijë një moment që ne të themi prit se jemi të gjithë bashkëfajtor. Kjo klasë politike duhet të mbyllë ciklin e vetë për t'i dhënë shans një lëvizje të fuqishme të të rinjve" - tha Topalli.

Topalli ka hedhur dhe akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për të cili shprehet se është fshehur gjatë protestave. Ajo thotë se edhe ai duhet të japë dorëheqjen nga PD pasi e ka çuar drejt shkatërrimit.

""I uroj për datëlindjen e themelimit të PD-së të gjithë demokratëve. Kjo forcë politike ishte një ëndërr dhe na solli lirinë, lirinë për të votuar. Ka gjithë arsyet për të qenë krenare për të gjithë. Unë nuk doja të mendoja që ajo forcë politike që kam punuar 20 vite rresht të përfundonte aq e tkurrur. Ne folëm për protestën e të rinjve, nuk e kam parë kryetarin e opoizitës të japë mesazhe qëndrueshmërie, shprese. Ai fshihet sa herë që ka diçka të tillë. Përpjekja për të gjetur alibi është sjellja e frikacakëve. Të mos protestosh kur je i ri, do të thotë që nuk je për politikë, por të fshihet lideri gjatë kësaj kohe është e paprecedent. Mua më duket sikur është tradhëtia e radhës. Duhet menduar seriozisht kundër kësaj klase politike. Duhet të japin dorëheqjen Edi Rama e Ilir Meta. Kryetari i opozitës është duke shkatërruar PD-në ka shkatërruar Shqipërinë. Situata është shumë komplekse. I pari duhet të japë dorëheqje kryetari i qeverisë dhe më pas kryedemokrati Basha" - tha Topalli.

VIDEO/ Intervista e plote

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 12/12/2020 09:29

    Boll Jozi boll,se na i shpife.Ju lepive Saliut keto kohe sa nuk behet,boll tani.Ti nuk je as nuk ke kurajo ti thuash derrit derr,kot e ke,je nje flluske sapuni, tamam si Bamke Qurollari.Ti duhet te sulmosh kush drejton Lulin,qe me sa duke per veç teje qe shtiresh si kur nuk e di,te gjithe te tjeret jane ne dieni,qe ç'do gje qe behet, behet me miratim te Sali Prapanices me gjithe familje,prandaj leri denglatse jane kohe e humbur,nuk i ha me njeri keto.

    Përgjigju
  • vera: 11/12/2020 17:59

    KJO FYTYRE--BAJGE NA FLET SIKUR ERDHI SOT NE SHQIPERI,,,KE QENE 12 VJET NE PUSHTET DHE NE OPOZITE,,,MBAS SALI KERMES KE QENE MOJ PLEHRE E SHKODRES,,,MOJ RRUGACE E FELLIQUR...

    Përgjigju
  • Ik q....: 11/12/2020 16:15

    Moj zonja e pafillte....iki rama pffff te rish ti hahahahahaha huhuhuhu hihihi sa e mencur...ti qe e bere SALI kriminelin me te madh se zoti vet...ik moj pul e rjepur kur paske ndrushuar ti ooooo hapu dhe....ke ber dhe ti shum ....presim te te hyj ndonje hu dhe ty se na cave ....

    Përgjigju
  • Shkodrani: 11/12/2020 15:43

    Zonje e para duhet te ikesh ti se ke qe nga lashtesia ne politike. Shprehjet e tua qe po te ishe ti ne 21 Janar do te kishe vrare me shume njerez ne bulevard. Po do te ngelet ne fjalorin e popullit “ terhiwini per zhelesh dhe nxirrini jashte” prandaj nuk mund te jesh e re ne politike, ik se bashku me Patozin apo dhe shume figura te tjera.

    Përgjigju
  • Morra: 11/12/2020 15:27

    Ju legena qe shani Jozefinen sjeni as sa thoi saj familjarisht. Jeni bik komunistash dhe sigurisht qe nje demokrate dhe katolike ju verbon syte ju komunisto-islamik.

    Përgjigju
    • Pjeter: 12/12/2020 09:33

      Edhe komunista edhe islamike? Pu pu sa llogjike e holle qe del te mbroje nje "Serve" te Sali Kriminelit,si familje katolike.

  • LORA: 11/12/2020 15:01

    Vaj,vaj,vaj,,, zoja shkallabane "futja nje plumb ballit" paska marre urdher nga babalet e verdjegun te vetquhet e Re ne politike!!!!!! Kush degjon kete gru galloshe,i ka thene perfundimisht mendjes dhe nderit te vet pirdhu.

    Përgjigju
  • Tutu: 11/12/2020 15:00

    Qenke qepur xhoz ... qenke bere e virgjer... tani je klase e re politike po ke xhaketen e vjeter...

    Përgjigju
  • Eri: 11/12/2020 14:20

    Topallja don te ricikloje Salimutin.

    Përgjigju
  • beni: 11/12/2020 13:57

    bashke me ty, se dhe ti nuk je klase e re politike, po njesoj si rama je

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë