TIRANË- Kryeministri Edi Rama theu për herë të parë heshtjen për çështjen e Zvërnecit, ku pritet të ndërtohet një resort luksoz, që ka nxitur irritimin e banorëve të zonës, të cilët në protestën e së shtunës u përballën me dhunë dhe spray nga rojet e një kompanie private sigurie. Valës së sulmeve në rrjet, se ua kanë shitur tokën izraelitëve, shefi i qeverisë iu përgjigj duke thënë se në këto ditë të habitshme ka menduar deri dorëheqjen, por theksoi se nuk do të heqë dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global.

“Janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’iu përulem thellë për nderin e madh që me keni bërë dhe t’iu kërkoj ndjesë për të ikur në katund dhe për t’iu lënë në duart që do zgjidhni vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huaj”, tha Rama.

Që në krye të herës, kreu i qeverisë nuk e fshehu dyshimin se debati mbi këtë çështje, është i nxitur nga përtej kufijve. “Si mund të jenë gazetat greke më në mbrojtje tuajën? shikoni si janë mbushur gazetat greke me kauzën tuaj?”, theksoi Edi Rama duke shtuar se investitorët i përkasin një prej kompanive më të fuqishme nga Katari dhe nuk janë izraelitë apo rusë siç u përfol në rrjet.

"Bota mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që e ka promovuar këtë projekt Jared Kushner, Ka ardhur dhe ajo zonja, as për pushime as për foto", vijoi ai. 

Kryeministri foli për një investim rreth 4 mld euro, sipas tij një projekt i jashtëzakonshëm që do ta përfitojnë fëmijët e Shqipërisë dhe shtoi se toka nuk u është falur investitorëve, por ia kanë blerë pronarëve. 

“Një vend që nuk ka frikë nga një investim i jashtëzakonshëm, si ky ku partnerë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro”, tha Rama.

Bisedimet për projektin e kontestuar kanë nisur që prej vitit 2023, tha kryeministri Edi Rama, duke shtuar se që prej atëherë projekti është kthyer 2 herë nga institucionet shqiptare, të cilat kanë kërkuar që të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të sigurohet ruajtja e lagunës, për të cilën siguroi që nuk do të preket.

“Në mbledhjen e datës 25.9.2024 KKT e ka rrezuar projektin dhe ka kërkuar që të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të sigurohet ruajtja e lagunës. Janë të shkruara këto, janë në proces verbale dhe projekti, gjithmonë flasim për konceptin, nuk flasim për projektin e ndërtimit, flasim vetëm për masterplanin, është miratuar vetëm pasi janë plotësuar një nga një kushtet e vendosura”, tha Rama, duke shtuar se sot që flasim kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, ende nuk e ka një leje ndërtimi pasi projekti arkitektonik nuk ekziston, por ende po bëhet studimi mjedisor.

“Sot që flasim nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, nuk ka, nuk ekziston, çfarë shihni neper filmat që i prodhojnë ata që duan t’ju nxisin sa më shumë duke shfrytëzuar pikërisht ndjenjën e pastër tuajën, janë të krijuara si “Ëag the dog”, theksoi Rama.

Kryeministri tha se rrethimi i zonës ku pritet të ndërtohet projekti është bërë vetëm në bazë të lejes së zhvillimit, por shtoi se kompania në fjalë do të gjonitet për përdorimin e telave me gjemba, që u hoqën një ditë më parë pas përplasjes në protestë.

"Domethënë lufta zhvillohet sot për sot vetëm me një gjë konkrete, me një gardh të shëmtuar, skandaloz me tela me gjemba për të cilin kompania e cila ka marrë përsipër këtu të bëjë gardhin do paguajë një gjobë të majme dhe natyrisht pastaj për atë dhunën për të cilën ajo kompania tjetër nuk do punojë më në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

Gjatë u ndal edhe tek pretendimet e protestuesve se do të preket zona e mbrojtur. Kryeministri theksoi se Pishë-Poro është zonë e mbrojtur, kategoria V, çka lejon zhvillimin dhe ndërtimin.

"Në nenin 20 të ligjit, në 2017-tën përcaktohet qartësisht se peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë deri te qendra banimi dhe aktivitete si bujqësia, turizmi, peshkimi dhe përdorime të tjera të territorit dhe specifikisht në pikën 4, të nenit 20, përcaktohet se veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit si ndërtimet, trajtimet e ujërave të zeza, autostrada, kanale lundruese, zonat urbane dhe të ngjashme, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtari, pajiset me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Prandaj miqtë e mi, ne nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishë-Poroja ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është peizazh i mbrojtur”, tha Rama.

Duke u kthyer te protesta e së shtunës, ku aktivistët u tërhoqën zvarrë nga rojet private, Rama qe jo pak i ashpër me ta dhe policinë që nuk reagoi, duke thënë se 2 rojet private duhet të ishin arrestuar në vend.

"Do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie në sytë e Policisë së shtetit tim pas një gardhi me tela e me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë, brenda, një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj Policia të thoshte se i zvarrituri u fut vet në pronën private dhe në këtë mënyrë ta relativizonte dhunën. Ndërkohë që, duhet t’i kishte arrestuar aty në vend, ata, që e morën zvarrë protestuesin", tha Rama. 

Në fund, teksa renditi zhvillimin e jashtëzakonshëm që do t’i sillte vendit ky projekt, kreu i qeverisë zgjidhjen e la në duart e shqiptarëve, të cilët siç thotë nuk i ka tradhtuar kurrë: “O do zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës, se unë me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
‘Zvërneci’, Rama sulmon Qorin: Zgjidhni, me mua ose Arlindo ‘dritëgjatin’ (VIDEO)

 

Gjatë sqarimit të tij lidhur me projektin e Zvërnecit, Rama u tha qytetarëve që nëse kanë të njëjtin qëndrim me kundërshtarët, kjo është zgjedhja e tyre dhe ai “nuk do të vegjetojë.” Në këtë pikë, një fjalë e pati edhe për Sazan Gurin e kryetarin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorin që e quajti ‘dritëgjati.’

“Mendoj që jam këtu, për ju dhe me ju. Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni më këdo tjetër që ju dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj. O do ta bëjmë Shqipërinë me atë vizion për të cilin më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe me Arlindo ‘’dritëgjatin’’. Jam ok unë. Por shkoni shikoni “PoëerHolding.com’’ dhe mos harroni një gjë; që nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces dhe rolin kryesor që kemi ne si Shqipëri dhe si shqiptarë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç duam, është të krijojmë klimën e duhur dhe të krijojmë mikpritjen e duhur për investitorët dhe nëse këta investitorë largohen, nuk është problemi që nuk do bëhet Zvërneci, problemi është që nuk do vijë më njeri për kushedi sa kohë. Se do thonë ‘’kur edhe ata nuk e çanë dot atje, me ata s’merremi vesh’’. Këto janë të vërteta që po ua them copë sot siç i ndjej. Mendojini gjërat, mendojini”, tha Rama.

Ora 11:09
Protestat në Zvërnec/ Rama: Nuk e kam betejën me ju, nuk e pranoj dot të shkoni pas ‘Berihanit’! Po ikën këta investitorë, s’do na vijnë të tjerë më

 

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët e kanë mbështetur pikërisht për vizionin që qeveria nën drejtimin e tij ka dhe se luftën e ka së bashku me qytetarët dhe jo kundër tyre.

“I duroj të gjitha ato që më thonë perversët, që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarët e mi. I duroj jo sepse i pranoj, por sepse kam duruar dhunë mbi kockat e tim eti, mbi fytyrën e gruas sime dhe mbi fëmijët e mi. I duroj sepse mendoj që jam këtu për ju dhe me ju.

Nëse edhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri për të vegjetuar. Ose do ta bëjmë Shqipërinë sipas atij vizioni për të cilin më keni mbështetur, ose më thoni që doni të shkoni me Sazo Gruin dhe Arlindo Dritëgjatin. Jam në rregull edhe me këtë.

Nëse ne harrojmë rolin kryesor që kemi në këtë proces, që është të krijojmë klimën e duhur për pritjen e investitorëve, atëherë bëjmë gabim. Nëse këta investitorë largohen, problemi nuk është vetëm se nuk bëhet Zvërneci. Problemi është se nuk do të vijnë më të tjerë për kushedi sa kohë, sepse do të thonë: ‘Kur nuk ia dolën këta, nuk ka njeri që merret vesh me ata atje’.

Ose do të zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës. Nuk e kam mbaruar ende listën e markave që kanë bërë marrëveshje. Unë nuk jam i interesuar të jem me forcë kundër jush. Me forcë kundër atyre që na kanë dalë përballë kundër Shqipërisë, po, deri në fund.

Por nëse ju shoh të shkoni pas Berihanit apo pas Fatos Lubonjës, që jeton me makthin e mafies që kur u nda nga unë, këtë nuk e pranoj. Kam respekt për të si person dhe për vuajtjet e tij të mëparshme, por mafien që ai më tregon mua, ma tregon njësoj siç i tregonin dikur atij armikun e popullit. Mua nuk ka nevojë të më mundni. Ju jo. Unë nuk e kam betejën me ju, e kam bashkë me ju. Pyetja që duhet të bëjmë përballë këtij projekti është: Çfarë niveli të Shqipërisë duam?”, tha Rama.

Ora 11:06
Projekti i Zvërnecit, Rama: Turizmi me ‘bukë me vete’ na duhej për promovim, tani na duhet ai i klasit! Pse t’i shohim fqinjët me zili?

 

Rama tha se projekti i Zvërnecit, i cili do të ishte i pari në Mesdhe dhe Europë sa i përket llojit të tij, do ta çonte Shqipërinë drejt turizmit elitar. Ai tha se deri tani është shfrytëzuar turizmi i masës për promovim, por kjo nuk sjell të ardhura dhe s’është synimi i tij për të lënë gjurmë.

“Pse duhet të shikojmë me zili Greqinë për Costa Navarino? Çfarë ishte? Zonë e mbrojtur. Me admirim e shikoj Greqinë, por me zili pse? Sveti Stefan në Malin e Zi? Po Kroacinë pse duhet ta shikojmë me zili? Duam të konkurrojmë ne me këta? Të rrimë te turizmi i masës me bukë me vete që prodhojnë më shumë mbetje sesa të ardhura, është zgjedhje që mund ta bëni, me mua jo. Na është dashur se është turizmi i ambasadorëve, tani na duhet ambasadori i klasit që të na sjellë shumë para, jo për mua se unë jam informuar që sado të besosh në Zot, një ditë do të ikësh nga kjo botë, atje s’ka as ‘cash’, as karta krediti, as rroba, asgjë. E vetmja gjë që vlen është çfarë lë mbrapa për kujtim. Unë kujtim përfundimtar turizmin e masës nuk e lë dot si pjesë të misionit tim. Unë dua të lë gjëra që t’i bëjnë krenarë fëmijët tanë. Po pagat si do i rrisim ne më shumë? Na duhet ta rrisim PBB apo jo? Unë dua ta çojmë 35 miliardë deri në fund të dekadës”, tha Rama.

Ora 10:56
Zvërneci, Rama: Projekti vetëm në prona private! Laguna e marina nuk preken, është e shkruar!

 

Duke sqaruar projektin për Sazanin, Rama tha se është bërë e qartë në shkresat ku shteti shqiptar ka shprehur kushtet se projekti do të zhvillohet në prona private, nuk do të preket laguna e marina. Gjithashtu, në 2026 është dhënë leja për lejimin e materialeve të përkohshme që do të shërbejnë për studimin e zonës.

“Në mars 2026, është paraqitur një projekt krejt tjetër, i rikonceptuar me një qasje tërësisht ndryshe, projektuese, zhvillimore, mjedisore. Këshilli Kombëtar i Territorit, tregtarët që për llogari timen shesin Shqipërinë, kanë vendosur kushte dhe kufizime konkrete për vijimin e projektit. E para, është e shkruar, projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie në kadastër dhe asnjë pronë tjetër të kontestuar ose që mund të rezultojë copë-shtet. Laguna nuk preket, është e shkruar! Zhvillimi s’mund të përfshijë marinë, është e shkruar. Kishte marinë në versionin e parë dhe të dytë, u hoq. Është kërkuar të hartohet më pas një projekt i detajuar dhe konsultim me autoritetet përgjegjëse dhe vetëm pasi të jetë parë projekti në tërësi. Nuk po ju them që investitorët thonë që në Shqipëri shteti të jetë kaq rigoroz, edhe pse kanë thënë çdo gjë sipas librit të ligjit. S’kemi ardhur të importojmë barsoleta dhe filma për veten, kemi ardhur të bëjmë një investim për Shqipërinë dhe Europën. Përcaktimi i brezit mbrojtës, është i shkruar, projekti duhet të konisderojë dhe respektojë brez mbrojtës nga vija e lagunës. Kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë porceset ekologjike, karakteristike të zonës. Është e shkruar, përpara, kur ka ardhur kompania dhe është përballur me të gjitha vërejtjet. Leja e infrastrukturës në prill 2026 është dhënë për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme për vendosjen e pajisjeve të përkohshme që do të përdoren për studimin e biodiversitetit. Pasuritë objekt-zhvillimi janë pronë private. Investitorët kanë marrëveshje me Aman Hotel, Cheval Blanc që është në Paris, Venecia e do të vijë në Vlorë nëse së bashku do ua urojmë mirëseardhjen”, tha Rama.

Ora 10:54
Ndërtimet në Zvërnec/ Rama: S’ka ende projekt arkitektonik të miratuar e as studim mjedisor! Kompania do gjobitet për gardhin me gjemba

 

Kryeministri Edi Rama tha se fillimisht investitorëve i është refuzuar projekti për të ndërtuar në Zvërnec dhe se leja i është dhënë master planit pasi janë plotësuar kushtet e vendosura. Rama thotë se deri më tani nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar e as një studim mjedisor të përfunduar. Ndër të tjera Rama tha se kompania investitorë në Zvërnec, do të gjobitet për gardhin me gjemba, i vendosur për të rrethuar kantierin.

“Aplikimi është paraqitur pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit më 10.09.2024. Në mbledhjen e datës 25.09.2024, KKT e ka rrëzuar projektin dhe ka kërkuar që të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të sigurohet ruajtja e lagunës.

Projekti është miratuar vetëm pasi janë plotësuar kushtet e vendosura. Në vitin 2024 nuk është miratuar një projekt arkitektonik dhe nuk ka as sot që flasim, pavarësisht se ju jeni zemëruar me të drejtë për atë që keni dëgjuar. Sot nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, ai nuk ekziston. Ajo që shihni nëpër filmat që duan t’ju nxisin, janë materiale të krijuara sipas logjikës ‘walk the dog’. Leja e masterplanit ka përcaktuar zonën zhvillimore, si dhe parametrat teknikë dhe urbanistikë.

Pasi projekti u refuzua, investitorët kanë angazhuar pesë studio arkitekturore nga më të mirat në botë. Së bashku me këto studio, kompania ka angazhuar edhe një grup inxhinierësh dhe ekspertësh mjedisorë ndër më të mirët në botë, të cilët edhe sot vazhdojnë të punojnë për përgatitjen e studimit mjedisor. Ne ende nuk e kemi atë studim.

Sot, e gjithë kjo luftë zhvillohet për një gardh me tela me gjemba, për të cilin kompania ka marrë përsipër të paguajë një gjobë të konsiderueshme. Ndërsa për dhunën e ushtruar, ajo kompani sigurie nuk do të punojë më në Shqipëri. Keni parë që investitorët kanë ardhur. Ka ardhur edhe ajo zonja në Vlorë, jo për pushime apo për fotografi, por së bashku me arkitektët dhe inxhinierët”, tha Rama.

Ora 10:43
Projekti në Zvërnec, Rama: Pishë-Poro është zonë e mbrojtur kategoria 5, por lejon zhvillimin! S’po ndërtohet në Vjosë, ka nivelin më të lartë të mbrojtjes

 

Zona e Pishë-Poros për të cilën është protestuar gjatë fundjavës është zonë e mbrojtur e nivelit 5, por lejohen ndertimet. Kryeministri Rama thotë se i përket kategorisë 5 së peizazhit të mbrojtur që lejon zhvillimin dhe bashkëjetesën me njeriun.

Rama tha se zona të mbrojtura janë Thethi e Vjosa, ku për këtë të fundit u shpreh se nuk po ndërtohet dhe as shkatërrohet, pasi gëzon mbrojtjen më të lartë.

“Pishë-Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet edhe kategori e pestë: peizazh i mbrojtur. Për shpalljen peizazh i mbrojtur dhe të gjitha detajet, ka një vendim qeverie, por ajo që është e rëndësishme të thuhet dhe nuk iu është treguar, në 2017 këto kategori në ligjin tonë janë të adoptuara në mënyrë të plotë dhe thelbi i sistemit është i gjithi i linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare. Sa më lart të shkohet në kategoritë 1 dhe 2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja. Kategoritë 5, 6 janë të ndërtuara si kategori bashkëjetese mes peizaizhit dhe njeriut. Kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim. Në nenin 20 të ligjit të vitit 2017 përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë edhe qendra banimi dhe aktivitete të tjera. Konkretisht, në pikën 4 përcaktohet se veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit, si ndërtimet, autostradat apo zonat urbane, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtari pajiset me leje nga institucionet përkatëse. Nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishë-Poro ka qenë peizazh i mbrojtur dhe vijon të jetë i tillë. Është e vërtetë që në vitin 2024 kemi bërë një amendim të ligjit, me një kërkesë të kryebashkiakëve të vendit, për të vendosur një ekuilibër mes potencialit për zhvillim dhe mbrojtjes së territoreve. Ligji ekzistues nuk merrte parasysh realitetet e tranzicionit. Thethi është zonë e mbrojtur. Legalizimet e të gjitha ndërtimeve të vjetra janë bërë me këtë ndërhyrje ligjore, sepse bëhet fjalë për një realitet të krijuar. Mos i ngatërroni këto me ata që u turrën të ndërtonin pa leje sapo morën vesh se të tjerët do të legalizoheshin. Nga ana tjetër, peizazhi i mbrojtur Pishë Poro–Nartë deri në vitin 2020 quhej Vjosë–Nartë. Nuk po ndërtohet në Vjosë dhe nuk po shkatërrohet grykëderdhja e Vjosës. Vjosa ka nivelin më të lartë të mbrojtjes”, tha kryeministri.

Ora 10:41
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Rama: Shteti reagoi menjëherë, nuk ka relativizim

 

Lidhur me projektin në Zvërnec, Rama thotë se kundërshtarët e këtij investimi nuk e duan. Ai ritheksoi se sjellja e kompanisë së sigurisë dhe Policisë së Vlorës ishte “e neveritshme”, por për këtë pati reagimin e duhur nga strukturat shtetërore.

“Sulmet politike mbi projektin, nga forca të brendshme që predikojnë ose të kthehemi në komunizëm, ose urrejtjen ndaj shteteve të tjera ose forca të jashtme, nuk e duan këtë projekt. Kjo është konkurrencë. Ne kemi hyrë në një territor shumë të ndryshëm nga ai që kemi qenë. Ky, siç e ka ngritur vëmendjen globale ndaj Shqipërisë, do të ngrejë nivelin e saj.

Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të sigurisë vendore, gjë për të cilën ka pasur reagim të menjëhershëm nga ana e lidershipit të Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës dhe vendosjen nën hetim të gjithë zinxhirit, heqjen e licencës së kompanisë, arrestimin dhe ndjekjen penale të sigurisë. Nuk di se çfarë tjetër mund të bëjë shteti. Nuk ka asnjë relativizim të dhunës, edhe për atë relativizim, u kërkua ndjesë, u bë edhe shkarkimi dhe vendosja nën hetim e gjithë zinxhirit”, tha Rama.

Ora 10:38
‘Kemi mbrojtur interesin tuaj’, Rama për resortin në Zvërnec: Kompania ende s’ka leje ndërtimi, rrethimi është bërë bazuar në lejen e zhvillimit

Kryeministri Edi Rama thotë se shteti ka mbrojtur interesin e qytetarëve në projektin për ndërtimin e resortit në Zvërnec, duke theksuar se administrata shqiptare e ka kthyer mbrapsht projektin e vjetër. Sa u takon pretendimeve për pronësinë, Rama tha se ato janë legjitimi, pro zgjidhen në gjykata.

Kryeministri theksoi se kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, ende nuk ka leje ndërtimi, pasi po bëhet studimi mjedisor. Por, kompanisë në fjalë i është dhënë leja e zhvillimit, çka i lejon edhe rrethimin e pronës.

“Investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë, inxhinieri, mjedis dhe në aspektin juridik, ndërkohe që ne do tua tregoj hapat. Kemi mbrojtur interesin tuaj, të vendit, dhe kemi bërë detyrën jo thjesht proceduralisht, por profesionalisht dhe patriotikisht. Kam parë imazhe, kam parë pallte të projektit, ku i kemi gjetur? Ato nuk kanë lidhje. Projekti i vjetër është rrëzuar nga administrata shqiptare, iu është kthyer mbrapsht. Iu është thënë kemi kërkesa të larta dhe duam standarde shumë të larta. Jo se ishte i keq, por ne donim më shumë për ju, jo për vete. Për vete si për ju. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh dhe negociatat me pronarët, transaksionet janë çështje mes palëve, s’kemi hyrë, s’ka qenë nevoja të hyjmë dhe s’kemi pas asnjë interes të hyjmë. Jemi të interesuar te Sazani, për të cilin ende nuk kanë përfunduar negociatat, ne duam pjesën e shtetit shqiptar dhe do negociohet. Rrethimi i pronës është bërë bazuar tek leja e zhvillimit, nuk është leja e ndërtimit. Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari kur merr lejen e zhvillimit. Nga ana tjetër, a ka pretendime për pronësi mbi atë territor. Pretendimet janë legjitimime, por ato zgjidhen ne gjykata. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë dhe mbi zhvillimet”, tha Rama.

Ora 10:30
Zvërneci, Rama: Interesi ka nisur para 3 vitesh, e kemi bërë të qartë që është tokë private! Vëmendja vjen nga Kushner që e promovoi

 

Kryeministri Rama thotë se projekti në Zvërnec, ndaj të cilit është protestuar gjatë fundjavës, ka nisur si interesim nga investitorët para 3 vitesh. Ai thotë se për Sazanin, qeveria shqiptare ka shprehur qëndrimin se është tokë shtetërore dhe ka kërkuar të jetë ortake në këtë projekt.

Për Zvërnecin, thotë Rama, investitorëve u është bërë e qartë se është tokë private. Ai tha se projekti është në zë e vëmendje të të gjithë botës për shkak të Jared Kushner dhe mediat përpiqen të gjejnë ‘gjilpërën në kashtë.’

“Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023 dhe ka nisur si interesim bashkë me Sazanin. Qëndrimi ynë që në ditën e parë ka qenë: Sazani është tokë publike. Ka qenë dëshirë dhe ambicie e kahershme e qeverive të tjera për ta kthyer në destinacion turistik. Ne jemi të gatshëm të punojmë me ju dhe kini parasysh që ajo tokë nuk shitet. Ne duam që shteti shqiptar të jetë palë, ortak, qeveria e kryeministrit tuaj që e keni votuar dhe sot, duke iu bashkuar zemëratës, e konsideroni shitës dhe të korruptuar. Shitësit dhe të korruptuarit bënin Shqipërinë 1 euro dhe merrnin pjesën, nuk ia jepnin shtetit. Për projektin e Zvërnecit, duhet të shikoni pronat dhe pronarët pasi nuk kemi tokë-shtet aty dhe copëza që mund të jenë shtet janë krejtësisht të papërfillshme për ambicien tuaj, kështu që merruni me pronarët. Ky është fillimi i 2023. Ju e dini shumë mirë kush janë njerëzit e interesuar se e di gjithë bota. Bota mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që ka promovuar projektin, Jared Kushner. Bota ka hesape për të larë dhe luftërat e veta për të bërë, prandaj ka dalë në të gjitha mediat, por me axhendë, jo për të informuar popullin sesa shumë po zhvillohet Shqipëria, por për të gjetur gjilpërën në kashtë”, tha Rama.

Ora 10:29
Protestat në Zvërnec/ Rama: Ju kanë manipuluar, po shfrytëzojnë atdhedashurinë tuaj, është kurth ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama tha se projekti në Zvërnec do ta bëjë Shqipërinë si vendi me destinacionet më të preferuara në pjesën e Mesdheut. Duke iu drejtuar qytetarëve, Rama thotë se është betuar për të mos i tradhëtuar kurrë dhe se përpjekjet për t’i kthyer kundër qeverisë, është një kurth për PS e kësaj radhe për Shqipërinë.

“Falë votës suaj, me të cilën ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo që është, i kemi dhënë vlerën që ka flamuri ynë në sytë e të huajve dhe dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin më të lakmuar në Mesdheun e sotëm. Ky projekt është pjesë e kësaj përpjekjeje. Tani kam zgjedhur t’ju tregoj anën tjetër të medaljes, edhe me rrezikun që të mos më besoni. Po aq hapur, kur kam hyrë në atë zyrë, kam thënë se zyra është e imja, pushteti është i juaji dhe nuk kam premtuar që s’do bëj gabime, por kam premtuar që s’do ju tradhtoj kurrë.

Nuk është vendi këtu për të shpjeguar arsyet e këtij premtimi. Është vendi për t’ju treguar se si ju kanë manipuluar, ju kanë tërhequr duke shfrytëzuar atdhetarinë, dëshirën për të pasur një vend të bukur, dhe se si ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua që prej ditës së parë, por që në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë. Dua ta ndaj me ju se kam menduar edhe për një film, që na identifikon ne përpara botës, kur na dinin njerëz me bisht, dhe jo në vitet para erës sonë, por në vitet e demokracisë”, tha Rama.

Ora 10:23
‘S’iu kam tradhtuar kurrë’, Rama flet për protestën në Zvërnec: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund

 

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë SHqiëprinë, referuar deklaratave që gëlojnë në rrjet se Sazani u shit tek izraelitët. Rama u ndal edhe tek pasqyrimi i mediave greke ndaj protestës, duke pyetur se si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë

“Vetëm mysliman nuk janë, vetëm allah dhe kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes. Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri juaj. Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime, se për mua këto janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’iu përulem thellë për nderin e madh që me keni bërë dhe t’iu kërkoj ndjesë për të iku në katund dhe për t’iu lënë në duart që do zgjidhni vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huaj. Por ka, zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’iu udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu siç e doni ju”, tha Rama.

Ora 10:19
Protesta në Zvërnec, Rama: Projekt 4 miliardë euro, investim i jashtëzakonshëm! Ç’më duhet karrigia nëse duhet të heq dorë nga vizioni për Shqipërinë?

 

Në sqarimin e tij lidhur me situatën në Zvërnec, Rama tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Kryeministri u shpreh se pa këtë vizion, nuk i nevojiten karrigia e pushteti. Ai tha se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.

“I kam duruar dhe i duroj pikërisht sepse këtë mision e mbaj ende përsipër edhe në emër të shumëkujt nga ju që më ka besuar votën dhe sot i është bashkuar zemratës në rrjete sociale duke më treguar me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Ç’më duhet karrigia, pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite? Heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd, për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia? Që të qetësoheni ju, që të vazhdoni jetën siç është e natyrshme dhe pasnesër, në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm atje, të bëhet copëtimi, Golemi i radhës? Ju do të rroni më shumë se unë dhe do të shikoni se aftësia dhe kuraja për ta kthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prapë në dorë Shqipëria. Heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që s’ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të rri në karrige me një vend që trembet nga sfidat e mëdha? Shqipëria s’është më ajo ku nuk afrohej asnjë investitor, është ajo ku duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Do të hyjë tani në elitën e investimeve që sjellin konsumatorë që i lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga një investim i jashtëzakonshëm, si ky ku partnerë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro”, tha Rama.

Ora 10:13
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve

 

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të PS, foli për protestën e qytetarëve kundër resortit në Zvërnec.

“Po të më thonin që ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi, po të më thoshin se në vend të flamengove do të pastrohen paratë e zeza të mafies ndërkombëtare dhe të tjera e të tjera. Nga ato që ju janë thënë, që pastaj i keni thënë duke i shpërndarë dhe janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi, deri duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Pikërisht se unë e kuptoj shumë mirë këtë dhe zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, a duhet t’ua një e nga një anën tjetër të kësaj medalje, me probabilitetin e lartë që ju mos të besoni dhe të vazhdoni të më ngrini mua tradhtar dhe të më ulini të korruptuar e të shitur sa te të huajt, sa të oligarkët. Apo mos vallë duhet t’iu them me falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni, të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes. Ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige të shtyj kohën e pushtetit me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë që do jenë përfituesit e nesërm të këtij investimi. Pse duhet ta bëj unë këtë, për pushtetin, për karrigen apo për baltën që e marr në fytyrë”, tha Rama.

Ora 10:04
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Rama: Akt i neveritshëm! Policia duhet t’i arrestonte në vend ata që e morën zvarrë qytetarin

 

Rama tha se e mirëkupton reagimin e revoltuar të qytetarëve për dhunën e përdorur nga policia private në drejtim të Policisë së Shtetit dhe protestuesve. Gjithashtu tha se policia nuk duhet të relativizonte dhunën, por të arrestonte menjëherë dhunuesit.

“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm kundër njërit prej protestuesve në Zvërnec. Ju kam dëgjuar e lexuar, ju kuptoj shumë mirë, ju siguroj që në vendi tuaj edhe unë po njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit, sidomos, sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private dhe ta relativizonte dhunën, ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar aty në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Rama.

K.B/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proteste deri ne fund: 01/06/2026 13:58

    Te iku goja o mashtrues, shporru ti dhe Sali Berisha jeni e keqja e vendit. Po ju vjen ora do ju zhdukim !!!

    Përgjigju
  • odeta: 01/06/2026 13:50

    A do ngopeni ndonjehere me beton maskarenj pushtetare..turp qe shpresen me vote se ky vend do behej jua kemi dhene juve..TURP!!!Nuk po lini vend pa betonizuar..a ke mbjelle ndonje peme o i pangopur???

    Përgjigju
  • Olti: 01/06/2026 13:38

    O Rama je bërë për t'u mëshiruar. Kush jan kto fëmijët e shqiptarve që do përfitojnë nga një resort super luksoze? Ato që do shkojnë të pastrojnë banjot për të jetuar, apo fëmijët tuaj për pushime të merituar.

    Përgjigju
  • Vlonjat: 01/06/2026 11:51

    Ajo toke eshte e vjedhur me letra nga Artur Shehu e di gjithe Vlora si ajo toke jane vjedhur pa fund ne Vlore . Vetem po je budalla dhe nuk do te kuptosh mendon se ajo toke eshte e te ashtuquajturit pronar Artur Shehu.

    Përgjigju
    • Vlonjat2: 01/06/2026 12:41

      Ky eshte kriminel. Per krimet qe ka bere, nuk eshte kthyer me ne Vlore. Ka vrare njerez te pafajshem duke i futur ne kurth, si ne rastin e A.N. Fatkeqesisht, populli dhe shteti jone kane nje admirim per te 'fortin', keshtu qe je vetem nuk e arreston, por e ngre ne pidestal, duke i lene dore te lire per ndertime elitare ne vendin tone. Nuk eshte Shqiperia vend i dijes dhe urtesise, vendin i mencurise, i dashurise dhe i miresjelljes. Eshte vendin i te fortit, i te korruptuarit, vendi i maskarait dhe te paskrupulltit. Diaspora dhe Zoti e befshin mire kete vend. Shqiptaret e Shqiperise nuk po e bejne dot!

  • xxx: 01/06/2026 11:48

    sazani te jete zgjatim i via duke zgjidhur edhe cdo konflikt ndermjet mabco me valon ademin per administrimin e duty free - ve ne kete ishull patriotik vlere e shtuar edhe per te gjithe sezonin veror duke kthyer kosovaret nga vlora e dikurshme

    Përgjigju
  • Ana: 01/06/2026 11:47

    Te vjen te ulerasesh vetem nisur nga absurdi qe kush paska qene ai fshatar qe paska pasur toke private lagunen me ujin e njelmet per te mbjelle grurin apo kullotur lopet.... Ku perfundoi visioni intelektual e professional qe do bente ndryshimin nga e djathta arkaike provinciale (per te cilin aq shume po lengojme kaq vite) qe qethi pishat e Shengjinit, Durresit, Kune-Vainit etj etj e plot baterdi urbanistike perpos te tjerave! Po duhet te jesh profesionist e largepames e intelektual qe te kuptosh qe pikerisht ajo natura e virgjer, po ta kishim ruajtur e po ta ruajme me fanatizem se eshte atdheu yne, do ishte turizmi me elitar i botes...bizhu unike ne kete bote te piste llukunish babezitjesh! Jam e majte fort, por po me vlon gjaku nga mungesa e intelektualizmit! 2 milione njerez tashme duhet te ishim parajsa mbi toke...

    Përgjigju
    • adi Roma: 01/06/2026 13:37

      te lumtë dora.

    • Ana: 01/06/2026 13:02

      Se te te bejne te degjosh idiotesi perkundrejt intelektit eshte revolutuese...po kush ka qene ai fshatar, katragjyshi dembabadem, ne Shqiperi (e kudo), qe zgjidhte token ne lagune apo bregdet se ne rere e ne lagune mbillte, korrte e kulloste bagetite. Madje paska qene aq i kuptueshem saqe 36 vite e la ate toke ta pershkonte kushdo deri ne breg te detit pa vene asnje kjoske per te shitur bostan e shishe uji e aq me pak ta rrethonte apo te vinte ndonje shezlon privat, madje as tabela "zoti toks Nua Rroku"....paska qene shume i kuptueshem pronari i tanishem i tokes.... Ah vendi yne, atdheu yne, "ku qajtem foshnja e ku lozem djelm" pragu i shtepise ku rigjejme veten...

  • Lek I madh: 01/06/2026 11:38

    Para e madhe ! Gjithe ky zhvillim duhet patjeter pension minimal 300€ per pensionist ne shkallé Republike keshtu del nga varferia 700,000 individ

    Përgjigju
  • Qytetari: 01/06/2026 11:25

    Kush jane pronaret ne ate toke?

    Përgjigju
  • Libri: 01/06/2026 10:53

    Ore gjithe keto firma prestigjoze sa shume vrjetje paskeni bere si qeveri. Ka nje kontradikte. Ato duhet ta kishin qelluar ne koke projetin dhe qeveria vetem te habitej dhe kenaqej.

    Përgjigju
  • Iliri: 01/06/2026 10:52

    Të zunë o Miti të zuuunnnë me presh në duar,tani flettere fjalë pseudo patrioti,sa i pështirê je o kokministër. Do vijë dita dhe do paguani një për një për këto vjedhje të pa mëshirshme që u bëni qytetarëve Shqipëtar.

    Përgjigju
  • kulmi: 01/06/2026 10:49

    30 minuta degjese me shume kategori profesoresh. Duhet te kete qene mbledhja me produktive ne ballkan po e po por dhe raojn.

    Përgjigju
  • Arben: 01/06/2026 10:23

    Kjo dhunë na kujton dhunën e policisë së Saliut mbi popullin 30 vite me parë, na kujton dhunën e xhandarëve të Ahmet Zogut 90 vite më parë si dhe dhunën e otomanëve për rreth 500 vite. Edi Rama, bëj ça të duash me pronat atje, vetëm dhunën mos e lejo! Mos lejo të kthehemi në kohën e Saliut kur protestuesit dhunoheshin nga bandat e cubave!

    Përgjigju
  • Kuksi: 01/06/2026 10:19

    E beri si ai cuni rilindas qe tha dua ti jap nje shanc Shqiperise.

    Përgjigju
  • Leksi: 01/06/2026 10:17

    Meqe the ca me duhet mua karrigja po hoqa dore nga ambicja per te ndricuar shqiperine po te them ndrro ambicje! Hiq dore nga ambicja per te nertuar ne toka te mbrojtura dhe merru me ambicjen per te rregulluar spitalet, arsimint, ajrin, ushiqimin, rrogat (beji me te larta ne rajon), mba rinine, rrit popullsine, elemino drograt neper shkolla. Kur ti kesh mbaruar keto hajde dhe na thuaj qe kam nevoje per ambicje te reja. Edhe Kuksi do kihste 2000 vende pune por sherbeu qe Kastrati(prestanome per ty) te merrte koncesionin 70 miljon euro cdo vit duke hedh vetem 8 milojon per ndertimin e kuksit ku sot nuk kryen fluturime.

    Përgjigju
  • cuf dabjoni: 01/06/2026 09:13

    Përpara na sqaro te kujt kane qene keto prona prepare 1945 (Vrionasve, Bezhanit e te tjerë ) qe u vodhën ne kohen e Fatosit e pas tij dhe Saliut qe mund te dëshmohet me lehtësi ne arkivin e shtetit dhe Kadastrat ... pastaj ki parasysh qe bregu i Detit është domen Publik e mund te jepet ne përdorim por jo te shitet e aq me keq (krim) te falet.. Kaq do te mjaftonte per publikun dhe te huajt po te jene te ndershëm do tërhiqen.

    Përgjigju
  • bela: 01/06/2026 08:24

    Në orën 10:00, do jetë hedhja e radhës së hirit në sytë e deleve Ky që do bëjë si i indinjuar, do sqarojë aferën me fjalët e tij të bukura dhe patronazhistët do i mbajnë ison nëpër portale.

    Përgjigju
    • Sondazhi: 01/06/2026 09:27

      Mos harro qe do thotë qe jemi afer BE edhe pse private terhqin njerëz zvarrë.

    • Une: 01/06/2026 09:06

      Fiks!!!

  • Sondazhi i ditës: 1 Qershor, 11:02

    Jeni me Edi Ramën për zhvillimin e Zvërnecit?