Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 67 protestues të cilët kanë marrë pjesë në tubime për vrasjen e Klodjan Rashës.

Për 15 persona është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg", ku për 6 prej tyre është dhënë me afat deri më 24 dhjetor ndërsa për 4 personat e tjerë, është dhënë pa afat. 17 personave u është dhënë masa arrest shtëpie.

Për 35 persona të tjerë është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. Një prej qytetarëve që i është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje është dhe një nxënës në vitin e 3-të gjimnaz.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 12 dhjetor gjatë protestave janë arrestuar 89 persona ndërsa u shpallën në kërkim 8 të tjerë.

Po ashtu, janë proceduar 268 persona në gjendje të lirë për pjesëmarrjen në protestë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e protestuesve, hedhjes së pllakave të gurit dhe materialeve të tjera të forta kanë ngelur të plagosur 25 efektivë policie, kryesisht të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Protestat për Klodjan Rashës, gjykata jep masat për 43 protestues! 5 arrest me burg për 10 ditë, 11 arrest me shtëpi, të tjerët detyrim paraqitje

1607957007_ProtestafotoLSA45675x450.jpeg

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 43 protestues të cilët janë arrestuar gjatë protestave të zhvilluara për vrasjen e Klodjan Rashës në kryeqytet.

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për 40 ditë për 1 person si dhe arrest me burg për 10 ditë për 4 persona.

Arrest shtëpie janë lënë 4 persona ndërsa pjesa tjetër është vendosur nën masën detyrim paraqitje.