Kryeministri Rama i ndan në tre kategori kundërshtuesit e projektit të resortit turistik në Zvërnec: armiqtë e Shqipërisë Evropiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbrit e “Shqipërisë së shqiptarëve”.
Teksa poston një video të zonës së Zvërnecit sot të mbushur me mbeturina, Rama shkruan se këto pamje i janë dërguar nga një qytetar i Vlorës, si një pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që protestuesit duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot - siç do ta shihni vetë - tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror), duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë
“Pershendetje Kryeminister! Jam Vlonjat dhe pro investimit ne Zvernec. Mos ndalo. Po te nis nje video dhe te lutem postohe. Behet fjale fiks per zonen ku njerez te papergjegjshem qe dhe ndoshta jan ngritur ne protest e kan katandisur zonen e mbrojtur si mos me keq. Kurse ata qe erdhen per sherr dihet qe e kane me ty jo me natyren se po ta kishin per natyren duhet te shanin pse esht ber hale jo pse do te hedhesh 4 miliarde qe sjan hedhur tere historin ne anet tona. Shihe videon dhe nese do mund te te nis dhe video te tjera te zonave ku mbrohen me ligj po nuk mbrohen dot nga njerezit e liq pa tru qe s a me shum plehra hedhin poshte aq me teper cirren me zerin lart. Te falenderoj nese e mer ne konsiderat kete video dhe tregoja Shqiperis se duan te sabotojne zhvillimin qe e sheron kete zone. Beje kete zhvillim e vlonjatet do te te bekojn ne breza. Keta jo nuk e duan Shqiperin aq sa thone po e duan edhe pa te huaj qe ta kthejne si Vlora para se ta merrje ti ne dor. Po te nis videon”, shkruan Rama në postimin e tij.
Komente



Ne tribune nje aktivist i eger i PD me dy mbiemra Mahmutaj dhe Tepelena pas 90, nga Elbasani, familje spiunash te keqinj te Ellbasanit
PërgjigjuJO JO ESHT I NJEJTI JUATIFIKIM SI ME ATO PINCAT E NDRYSHKURA PER STERILIZIMIN...NUK PO BEN MIRE ARSYET PSE I DI TI.. PER KUJTES JAM VOTUES I PERHERSHEM I PS
PërgjigjuTi shoku baftjar bene mire ta pastrosh ate vend sepse taksat e pastrimit per cfare i paguajme ne ne bashki/
PërgjigjuRama qe ka per detyre te pastroje dhe mirmbaje parqet paska kap gafil dhe po i kerkon llogari popullit pse nuk ankohen qe ka vajt qelbsilleku deri ne gryke. Kjo ishte gjeniale dhe tregon se Rama eshte ne hall te madh.
PërgjigjuMe lot, me lot. Nje kryeminister ne krye te nje shteti qe duhet te kontrollojë territorin w ta mbaje paster, ankohet pse është pis. Paska filluar me qytetarin digjital si Sala. O rilindas po ju pelqen bashkëpunimi me Mulin? Jeni 1 tani, bashkë, mos e shani më.
PërgjigjuLoti ka bashki qe duhet te merret me ate pune jo kryeministri, jane edhe keta pseudoambjentalistet qe pellasin fort edhe bejne sikur shkojne edhe e pastrojne vendin atje,vthjesht per nje selfie se asgje nuk bejne. Ne si popull jemi zhulsa edhe nuk dime te mbajme asgje
Jam vlonjat dhe e njoh shume mire ate zone pash dhe fotot qe ka derguar bashkeqytetari im Edi Rames jo vetem ato por ka dhe shume te tjera me keq se ato.Para se te vinte Edi ne pushtet vlora injgante nje qyteti si ne mesjete,kaq keq ishte saqe vajti 13 vjet qe po punohet per dite e nuk po vjen akoma ne vendin e duhur atje ku i takon.Ne gjithmone thonim qe Vlora do nje plan marshall qe te behet nga e para,fati e deshi qe te vinte nje kryeminister qe ktheu syte nga Vlora dhe ndryshimet qe jane bere skane te krahasuar me paraardhesit etij. Sigurisht qe ka akoma shume per te bere se duhen vite por trasformimi eshte i dukshem.Dhe vijme tek zona e Nartes dhe e zverrnecit qe jane ngritur keta te vendosurit qe duan ta mbajne vendin si vlora dikur dhe pishat te mbushura me mbetje.Nga triporti qe i themi ne deri tek kepi qe kane qene pikat e hapjes ne kohen tone nuk behej pothuajse fare plaxh.Mbas viteve 95 e mbrapa fillonin te vinin zakonisht nga rrethet,kjo dhe per aresye te trafikut qe behej ne uje te ftoht dhe tek tuneli dhe keta e kishin me te lehte te ktheheshin aty se kishte dhe rere per femije,dua te them qe nuk ishte plazh i preferuar nga Vlonjatet per te mos thene qe nuk shkonim fare se ajo pjese eshte dhe e rrezikshme se mbytesh me lehte se ne vendet e tjera se ka shume rryma dhe krijohen gropa qe mbytesh sic ka ndodhur ne shume raste.Pastaj e gjithe pjesa poshte nga pishporo bie era mocal dhe nuk mund te qendrosh sidomos ne darke se te grijne mushkonjat.Resorti qe per mua eshte nje fat i math ne qofte se do te ralizohet jo vetem per Vloren qe do ti heqe njehere e pergjithmone zhulin qe e ka pllakosur ate zone,por Shqiperine do ta ngrere ne nje stad tjeter.Forca Kryeminister mos ja zhduk kete mundesi qe i ka ardhur Shqiperise,sepse dhe ata qe sot protestojne te ndikuar nga keqdashesit e vendit tone nesr do thone se dinim qe do behej keshtu e tje..
PërgjigjuShume e drejt por ja qe shqipetaret nuk u ngrit asnjeri qe me Mijera u esht vjedh toka ne mes te dites e u Kujtuan per moçalet e zvernecit dhe nje ishull pa Lidhje qe as ka qene as so jet funksional ndonjehere
Ia paska nis videon ky vlonjayi si qytetari digjital i Sales. Por pyetje per krye...ministrin, kush duhet ta mbaje te paster ate ambient?
PërgjigjuQytetaret. Ata qe dalin ne proteste per mbrojtje te ambientit dhe pushtojne me plehra siperfaqe te tera si dhe zabtojne toka duke zbritur nga malet e fshatrat e duke bere ndertime pa leje me vend e pa vend. Keta jane te paret e pastaj qeveria dhe pushteti.
Pyetje e drejte. Mendoj qe Edi Rama perhere , si nje prestigjator i thekur arrin qe deshtimet e tija, t`i paraqese si mundesi per sulme. Arroganca e tij kalon cdo permase qe kemi pare deri tani.