Protestat për 'Unazën e Madhe', Rama: Ngërç i krijuar artificialisht, Ukë Çelkolaj shembull i bashkëqytetarëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën këtë të premte me një video ku pasqyrohet shembja e banesave të paligjshme të njërit banor të "Unazës së Re", në kuadër të projektit të zgjerimit të saj. Përmes rrjetit social “Facebook”, Rama ka zgjedhur ta cilësojë vazhdën e protestave të banorëve të zonës si një ngërç të sajuar artificialisht. Duke e lidhur me deklaratat e bëra së fundmi të Ukë Çelkolaj, i cili pranoi pa kundërshtuar prishjen e dy objekteve të tij, kreu i ekzekutivit shkruan më tej se ky i fundit është një shembull kuptimplotë për bashkëqytetarët e komunitetit në fjalë.

MIRËMËNGJES! Dhe me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar artificialisht tek Unaza e Re, duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë!

Edi Rama, Kryeministër

Dy ditë më parë, Ukë Idriz Çelkolaj nga Tropoja i premtoi kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se nuk do të bëhej pengesë për zhvillimin e projektit të zgjerimit të "Unazës së Madhe" dhe se do t'i prishte vetë banesat e ndërtuara pa leje. Prishja e dy objekteve të tij nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka filluar ditën e djeshme dhe siç shihet edhe nga pamjet, Uka ka qenë i pranishëm gjatë atij momenti. Paralelisht, ai bëri thirrje se tashmë ka ardhur koha që banorët e zonës të mos bëhen më pengesë e zhvillimit të këtij segmenti të Unazës.

Një pjesë e banorëve të "Unazës së Madhe" bllokuan të enjten rrugën e 'Unazës së Re', ndërkohë që policia e Shtetit arrestoi 2 protestues si edhe procedoi në gjendje të lirë 20 të tjerë për aktet e vandalizmit që kryen më 28 nëntor në protestë, ku protestuesit rrëzuan blloqet e betonit, rrethimin e kantierit, shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat e plehrave. Protesta e tyre e 26 ka ardhur pas një sërë protestash të tjera të dhunshme. Konkretisht, protestat e zhvilluara përpara Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit cilësohen si më të agravuarat dhe të dhunshme, pasi në to u plagosën efektivë police si dhe qytetarë të thjeshtë. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…