Protestat, Salianji te ‘5 Pyetjet’: U ngjall nervi opozitar! Rama të vijë në Kuvend të japë llogari për McGonigal, ka kapur SPAK

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar në Report Tv protestat e mbajtura nga Sali Berisha të shtunën dhe atë ditën e sotme para Kuvendit. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Salianji tha se i shikon protestat si një ringjallje të nervit opozitar. Protestat nuk kanë sjellë ‘revolucionin’ e premtuar, por sipas Berishës do të vijojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës. Për salianjin, këto protesta kanë pasur një lloj efekti, si mos vendosja e fashës 800 kWh për energjinë, apo edhe ulja e çmimit të hidrokarbureve nga Bordi disa herë.

“Pa diskutim që kjo për mua është një ringjallje e nervit opozitar. Nuk ka më revolucion në kuptimin e mirëfilltë. Protesta e së shtunës kishte goxha pjesëmarrje. Gjithashtu edhe protesta e sotme edhe pse e lajmëruar shumë shpejt kishte pjesëmarrje të konsiderueshme. Me njerëz të cilët ishin të nervozuar me qeverinë përtej bindjeve politike.

Protestat e kanë sjellë një lloj, fasha energjisë nuk u rrit, bordi u mblodh nja dy herë uli çmimin. Që Edi Rama nuk vjen në parlament, duhet të vijë i vetmi institucion nga buron legjitimiteti është parlamenti, e ka detyrim kushtetues të vijë në interpelancë.”, tha Salianji në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.

Me gazetarin Ilir Babaramo, Salianji komentoi edhe çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Salianji tha se Rama duhet të vijë në Kuvend dhe të shpjegojë çështjen e McGonigal. Deputeti demokrat hodhi akuza ndaj Ramës se ka kapur institucionet e drejtësisë dhe prandaj nuk nisin një hetim mbi këtë çështje.

“Jemi në një super skandal ku kryeministri është kapur nga SHBA. Shpresën dhe inkurajimin për SPAK ne ja japim, edhe unë si deputet. I ka kap Rama, ka dy javë që ua kam çuar pyetje dhe s’më japin përgjigje. Kemi nisur hetim apo jo se plasur skandali media. Ky zotëria ka të bëjë me agjencitë e inteligjencës, e keni takuar ju ndonjëherë këtë apo jo”, tha Salianji.

Me ironi komentoi edhe përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës nga Kuvendi, mes tyre edhe vetë Salianji.

"7 deputetë socialistë që nuk flasin kurrë shqetësohen pse flasim ne. Ata që nuk flasin janë në parlament, ne rrimë jashtë", tha ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje