MAT-Banorët e katër fshatrave të Njësive Administrative në Derjan dhe Macukull janë ngritur për të gjashtën herë këtë të shtunë në protestë për të kundërshtuar ngritjen e HEC-it në Zallë Gjoçaj, ndërsa ka pasur edhe momente tensioni dhe shtyrje me policinë. Banorët kanë ngritur çadrat pranë burimit të ujit duke u ngujuar, ndërsa thonë se do të qëndrojnë deri në ndërprerjen e punimeve ose në të kundërt kërkojnë nga shteti t’i shpërngulë nga fshati. Sipas banorëve protestues punimet e HEC-it po prishin varrezat e fshatit dhe kanë hyrë në zonën e mbrojtur të Lurës duke shkatërruar atë. Protestuesit deklarojnë se që kur kanë nisur punimet e HEC i janë drejtuar instancave shtetërore përgjegjëse dhe ambasadave për pezullimin e këtyre punimeve, por asnjë masë nuk është marrë për mos shkatërrimin e kësaj pasurie natyrore.
"Ju jeni pushtues, largohuni, për ne je pushtues. Largoni makineritë. Policia mbrapsht!" tha njëri prej banorëve. Ndërsa një tjetër banor shprehet se vetëm të vdekur mund të dalin nga burimi ku janë ngujuar. "Ikni nga vendi jonë, ky është vendi jonë. Do të mbrojmë ujin, jetën, këta po grabisin, këta janë hajdutë uju. Mjeshtra të vjedhjes së ujit, do të vendosim çadra do të rrimë këtu, ne vetë të vdekur do të dalim prej këtu. Ne jemi autoktonë, pimë këtë ujë që marrin këta, nuk kemi burim tjetër, po mbrojmë jetën, ujin të ardhmen e fëmijëve tanë. Policia të mos mbrojë krimin dhe mafien. Kjo është zonë e mbrojtur, janë në shkelje flagrante të ligjit. Kemi protestuar që në muajin e parë, shteti është lajmëruar, jemi në proces gjyqësor me firmën. Kemi bërë padi. Lajmëruam edhe Presidentin, kryeministrin, ministritë dhe të gjithë, janë të gjithë bashkëpunëtorë të vjedhjes së ujit nga kryeministri te fshatari, ai hallexhiu që punon për 200 mijë lekë. Këtu shteti duhet të promovojë turizmin".
"Kjo protestë nuk ka ngjyra partiake, vetëm ngjyrën e patriotit. Kemi dorëzuar letrën, protestë pa afat. Këtu nuk ka kush na nxjerr jashtë shtëpive tona. Ka mundësi që të prishen edhe varrezat. Këta po na nxjerrin kockat" shprehet një tjetër. "Okupatorët po na shkatërrojnë jetën, edhe fëmija në barkun e nënës po qa për ujin, populli nuk do ta pranojë kurrë këtë fashizëm. Ky popull kur është provokuar, ka shkatërruar uzinën e floririt të Rubikut, në këto tuba nuk do të kalojë ujë, populli do të revoltohet. Uji ka vlerë të madhe për kurim. I bëjmë thirrje edhe Kosovës, ambasadave, që të ndërhyjnë. Kush është atdhetar të vijë dhe të protestojë për këtë poshtërsi që po na bëhet ne. Të ndërhyjnë të gjithë krerët e botës për këtë poshtërsi". "Uji këtu është kurues, policia vjen me forcë për të na pushtuar, kjo është një firmë fatanzmë, qeveritë që nga 1990 e këtej nuk kanë qenë për popullin. Ujin nuk e lejojmë të futet në tubacion, jo HEC-e, por turizëm. E duam për turizëm dhe për njerëzit".
Banorët deklarojnë se kanë takuar edhe ministrin Klosi i cili u ka premtuar se do të interesohet për situatën. "Kjo është protesta e disatë që po bëjmë. Në parlament kemi takuar disa deputetë, por edhe ministrin Klosi dhe Peleshin dhe na premtuan se do të na mbështesin dhe se do të nxjerrin disa komisione për të verifikuar. Kërkesa jonë është që nga data 3 dhjetor e vitit të kaluar. Ujin do ta mbrojmë natë ditë me çadra. Shteti të vijë të ulet me popullin, se nuk është pyetur asnjë banor i zonës, por nga Mirditë që nuk kanë lidhje, këtu po devijohen dy lumenj. Nëse futet uji në tuba nuk ka më as qenie të gjallë, do të zhduken" tha ai. Protesta e sotme e banorëve të katër fshatrave të Njësive Administrative Derjan e Macukull është mbikëqyrur nga forca të shumta policie dhe RENEA ku ka pasur edhe konfliktim të banorëve me uniformat blu.
MOS I LINI TREGOJINI QE VENDI KA ZOT,,,,,ATA QE DUAN TE NDERTOJNE JANE PLEHRA,,,RRIHINI SI QENTE DHE PERZEJINI NGA VENDI ,,,PO ERDHEN PRAPE FUTINI NGA NJE PLUMB KOKES....NUK MERR VESH NDRYSHE KJO LLOJ RRACE..///
Përgjigju