TIRANË- Prej orës 13:00, protestuesit po përplasen me efektivët e policisë në bulevard në protestën e thirrur edhe Ditën e Çlirimit. Protestuesit, shumë prej tyre grupe me maska, po qëllojnë me gurë e molotovë në drejtim të të uniformave blu. Ndërsa policia po përgjigjet me ujë me presion, gaz lotsjellës, ndërsa në një moment përdori edhe plumb kombe që kapi deputetin demokrat Kliti Hoti. Ky i fundit u shtri në bulevard dhe më pas u mor nga ambulanca dhe e dërgoi në spital.
Gjatë protestës, deputeti demokrat Kliti Hoti u qëllua me plumb gome nga policia. Plumbi i gomës e kapi në shpatull dhe deputeti përfundoi i shtrirë në bulevard derisa ambulanca e mori dhe e dërgoi në spital. Polici që qëllohet, shihet teksa merret nga dy kolegët për ta larguar pas incidentit.
Lajmi në përditësim....
Tensione të tjera në protestë. Deputeti demokrat, Kliti Hoti ka mbetu i lënduar pasi e ka kapur një plumb gome gjatë protestës. Report Tv sjell pamjet e momentit, kur polici që qëllloi largohet nga dy kolegët e tij.

Efektivët e policisë avancuan përgjatë bulevardit dhe hynë edhe në parkun “Rinia”. Protestuesit u sprapsën.
Teksa vijon protesta kundër qeverisë Rama në Ditën e Çlirimit, një tjetër moment tensioni është regjistruar pranë Kryeministrisë.
Në pamje, disa efektivë të policisë shihen teksa mbajnë të rrethuar një person që pretendon se është gazetar. Në këtë moment, një tjetër person hedh një topth të bardhë në drejtim të tyre. Një prej efektivëve reagon menjëherë, duke e kapur personin që e hodhi.
Kaq ka mjaftuar që protestues të tjerë të ndërhyjnë, duke kundërshtuar veprimet e policisë.
“Çfarë bën, mos e merr, liroje gazetarin!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit, teksa situata përshkallëzohet në përplasje me forcat e rendit.

Protestuesit po vijojnë sulmet me fishekzjarrë e gurë në drejtim të efektivëve të policisë në bulevard. Policia po përgjigjet me ujë me presion.
Një protestuese u ndie keq pasi policia përdori spraj me piper para Kryeministrisë. Ajo u mor nga një ambulancë.

Protestuesit nisën të hidhnin gurë në drejtim të efektivëve të policisë në bulevard. Policia reagoi duke përdorur ujë me presion për t’i shpërndarë protestuesit.

Protesta para Kryeministrisë është tensionuar pasi protestuesit hodhën molotovë në drejtim të efektivëve. Policia u përgjigj duke përdorur spraj me piper dhe gaz lotsjellës.
Protestuesit hodhën kapsolla para Kryeministrisë, ndërsa efektivët e policisë u tërhoqën. Protestuesit shpalosën edhe një banderolë me mbishkrimin "Rama është tradhtar" përpara godinës qeveritare.
Tensionet e para kanë nisur në protestë. Një grup protestuesish lanë një mbishkrim fyes ndaj Edi Ramës në murin e Kryeministrisë. Efektivët e policisë, të pajisur me skafandra, dolën menjëherë para godinës qeveritare.
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë me thirrjet “Poshtë diktatura!”. Në krye të marshimit u panë edhe një grup të rinjsh të maskuar dhe me shkopinj në duar.
-
Shume tv e gazetare jane shtytesit kryesore te ketyre shkratemitareve,I bejne presion kryeministrit qe tu lejoje nanje investim o ne te kundert kenaqen e shtyjne djegjen e shqiperise.Bashke me keta jane dhe gjyqtaret e koruptuar e frikacake nen urdherat e Argites
Përgjigju -
Policia duhet të përgjigjet në mënyrë proporcionale dhe e rreptë për ruajtjen e institucioneve,shpellarët e Sali non gratës vetëm me dru marin vesh.
Përgjigju -
Qe me kete moment duhet nderhyrje ata me maska e me shkop direct ne Burrel jo gjytarve te korruptuar te Tiranes.
Përgjigju












Komente
Komento