Muret e shtëpisë së Ardian Kovaçit në fshatin Vlahen të Hasit janë çarë dhe prej një viti ankohet në çdo institucion për dëmet që i ka shkaktuar miniera e kromit. Sot, Kovaçi doli në protestë bashkë me 11 familje të tjera që pretendojnë se prej shpërthimeve me dinamit, shtëpitë e tyre kanë pësuar dëme të shumta. Po sipas banorëve, shoqëria turke "Vllahen Mining" që shfrytëzon minierën ka dëmtuar rrugën që lidh fshatin e tyre me qytetin e Krumës.
“Rrezikohet seriozisht jeta dhe prona jonë. Na ka bërë shumë dëme miniera. Bëjnë plasje (shpërthime) pa kriter”, thanë ata.
Banorët prej tetorit të vitit të kaluar i kanë dërguar shkresa bashkisë, policisë dhe të gjitha agjencive që kanë për detyrë kontrollin e minierës por s’kanë marrë përgjigje. Në mbështetje të tyre doli dhe nënkryetari i bashkisë së Hasit.
Përkundër këtyre ankesave, administratori, Nikolin Baçoku tha se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera ka kryer inspektime dhe ka dalë në konkluzionin se kompania po ben punime sipas kushteve teknike për lendet plasese.
“Rezulton se kemi koeficient sigurie me 50 për qind. Në dy nga punimet që ne ushtrojmë aktivitet kemi këto distanca me banesat 44.92 metra dhe 88 metra, ndërkohë që ndikimi është tek punimi i parë deri në distancën 17.095 metra, dhe tek punimi i dytë në distancën 21.8 metra. Pra ndikimi nuk shkon deri tek banesat. Ka një siguri në masën 200 %”, tha ai. theksoi ai.
Banorët e Hasit janë skeptik ndaj këtij raporti, ndaj thanë se do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e punimeve në minierë. Shoqëria “Vllahen Mining” është në pronësi të kompanisë turke “Yildirim Group”, e cila shfrytëzon edhe kromin e Bulqizës. Lejen minierare e ka marrë në 2017 nga Ministria e Infrastrukturës.
R.D/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.2%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë në Memaliaj/ Era rrëzon shtyllat, 3 mijë banorë një javë pa drita: OSHEE nuk përgjigjet për defektet, faturat i paguajmë
28 Mars, 16:11
-
Banorët e Zogasit në Skrapar në protestë kundër gurores: Na shkatërron tokat bujqësore! Kryeplaku: Kompania e Myslim Murrizit
27 Mars, 17:34
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)
26 Mars, 13:49
-
Banorët sërish në protestë kundër resortit të Ulajt në Velipojë, përplasen me policinë: Na grabiti pronat me kreun e PL në Malësi të Madhe! Disa të shoqëruar (VIDEO)
26 Mars, 12:27
-
Enver Robelli: Studentët serbë duan ta rishkruajnë historinë me manipulime
25 Mars, 21:57
-
Bashkim Ulaj nis ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Bashkëpunëtori i tij na grabiti tokën, falsifikuan dokumentet! Kallëzim në SPAK
25 Mars, 19:19
-
Shqiptarët bëjnë dializën falas në Gjakovë, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë në Tiranë! Drejtori i spitalit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Zbatoni protokollin
25 Mars, 14:52
-
‘Report TV’ në kufrin e vjetër Shqipëri-Kosovë, tharja e liqenit nxjerr në pah piramidën e rrënojat! Banorët rrëfejnë terrorin në diktaturë
24 Mars, 09:18
-
Protestë kundër tenderit për plazhet në Malin e Zi, mes qytetarëve edhe ish-kryeministri Abazoviç: Ulqini nuk është në shitje!
22 Mars, 18:29
-
I dërgonte mesazhe denigruese dhe kërcënuese një gruaje, arrestohet 39-vjeçari në Kukës! I theu edhe xhamin e makinës
22 Mars, 13:49
-
Unaza Veriore e Kukësit, një investim i papërfunduar! Punimet u ndërprenë para 7 vitesh
22 Mars, 13:42