Sipas studentëve reforma e re synon që tu marrë atyre më shumë para pasi përcakton tarifa më të lartë dhe kjo ka nisur që prej këtij viti ku studentët janë detyruar të paguajnë më tepër se vitet e shkuara.
Studentët e kanë shpallur edhe sot ministren Nikolla si dhe kryeministrin Rama persona ‘non grata’ brenda ambienteve universitare deri në momentin që ata do të tërhiqen nga reforma e arsimit të lartë.
Ndërkohë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e pyetur nga A1Report në lidhje me protestën e studentëve shprehet: ”Janë një grup studentësh nën gjykimin tim sigurisht nën të drejtën për të protestuar si një mjet demokratik por sigurisht të painformuar për ligjin ato kundërshtojnë një ligj që nuk prek studentët që janë në sistem bëhet fjalë për një implementim vetëm në vitin akademik 2016-2017 kur të jetë shteruar jo vetëm miratimi i ligjit por edhe gjithë aktet nën ligjore dhe përgatitur gjithë kushtet ajo që ju them studentëve është ajo që kam adresuar në fakt më letrën time të hapur falë do të kemi arsim cilësor falë këtij ligji por mbi të gjitha falë gjithë punës dhe stafeve akademike”