Protestë në Fier, nxënësit dhe mësuesit në Darëzezë bojkot: 70 veta në një autobus, rrimë në këmbë, s'ka frena dhe ngrohje (VIDEO)

FIER-Fëmijët e fshatit Darëzezë  së bashku me mësuesit sot kanë bojkotuar mësimin, ndërsa së bashku edhe me prindërit kanë protestuar në qendër të fshatit. Arsyeja e protestës janë kushtet e udhëtimit me autobus nga Darëzeza në fshatin Topojë. Gjithsej janë 70 nxënës dhe mësues që udhëtojnë cdo ditë, por ata ankohen se nga dy autobusë që kanë qenë për transport, tani është vetëm një, i cili jo vetëm që nuk ka vend për të gjithë, por as ngrohje dhe mbi të gjitha ka probleme me frenat. 

"Nuk ka kushte, rrimë në këmbë në autobus dhe është ftohtë, pasi nuk ka ngrohje" thonë nxënësit. Ndërsa disa të tjerë ngrenë alarmin se autobusi me të cilin udhëtojnë cdo ditë ka defekt teknik, pasi ka probleme me sistemin e frenimit.

"Ky autobus nuk është as për në Afganistan. Bashkia nuk e paguan firmën, por tallet me ne. Shkolla u prish me interesat e tyre të qëllimshme për të dërguar në Hoxharë. Nëse nuk merren masat nuk i dërgojmë fëmijët në shkollë. Edhe shkolla atje nuk ka ngrohje. Këta duan ta zhdukin fshatin tonë, i them qeverisë më mirë të na marrin dhe çojnë atje ku ishim" tha njëri nga banorët.

Përballë kësaj situate, ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të transportit, por mbi të gjitha nisjen e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare së tyre në Darëzezë. "Deri tani vetëm gënjeshtra, përralla Facebook-u" tha një tjetër. Në fillim të këtij viti shkollor për shkak të dëmtimit të shkollës, institucionet arsimore rajonale në Fier vendosën që deri në rikonstruksionin e plotë të godinës fëmijët zhvendosen në Topojë, raporton gazetari i Report Tv Kristaq Thano.

1579765347_protestenxenesitfier.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK