Protestë në Prishtinë, qindra në
shesh: Të lirohet Haradinaj!

Protestë në Prishtinë, qindra në<br />shesh: Të lirohet Haradinaj!
PRISHTINE-Mijëra qytetarë po marrin pjesë në protestën e organizuar në qendër të Prishtinës, me kërkesën për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze.

Protesta është organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Në protestë për lirimin e Ramush Haradinajt po marrin pjesë edhe kryetari i Lëvizjes, Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me deputetin Rexhep Selimi, si dhe kryetari i Nismës së Kosovës, Fatmir Limaj me Jakup Krasniqin e deputetët e tjerë.

Nuk kanë munguar dhe deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, si Ganimete Musliu, Luljeta Veselaj, Safete Hadërgjonaj e Arben Gecaj.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në disa vende evropian ku ka qytetarë shqiptarë, është protestuar për lirimin e ish-kryeministrit.

Një gjykatë në Francë ka shtyrë vendimin për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill si “një afat shtesë për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë”.

Pas shtyrjes së verdiktit për rastin Haradinaj, kanë reaguar institucionet dhe përfaqësuesit më të larta të Kosovës, presidenti, Qeveria, kryetari i Kuvendit, si dhe partitë politike në pushtet dhe opozitë.

Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

[gallery]21315[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë