Shoqëria civile ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë protestën nëse nuk plotësohen kërkesat për përmirësimin e sigurisë së fëmijëve në shkolla dhe dorëheqjen e minsitres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ata kanë paralajmëruar se nesër  do të bojkotohet mësimi dhe do të nisin protestat në dyert e shkollave në Tiranë dhe nëpër qytete.

Ata protestuan dhe dje para ministrisë së Arsimit ku  ishin të pranishëm dhe babai dhe gjyshi i Martin Canit, 14 vjeçari që u vra me thikë nga një nxënës afër shkollës, më 18 nëntor. 

 Në emër të familjes thirrjen për drejtësi, e bëri gjyshi i 14-vjeçarit, që u shpreh se Martinit iu prenë në mes ëndrrat. Kërkoi drejtësi, ndryshe tha se jeta e tij nuk ka më kuptim.