Protestë për mandarinën në Konispol, fermerët: Po shitet me 30 lekë, e padrejtë

Foto ilustruese

Banorët e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme, në shenjë kundërshtie për çmimin e mandarinës.

Fermerët kundërshtojnë këtë çmim duke e cilësuar si të padrejtë dhe se i detyron ata të hedhin në rrugë produktin e tyre.

Gazetari i Report Tv, Limos Didani, raporton se fermerët kanë bllokuar edhe për pak minuta rrugën.

Ata kanë thënë se do të bllokojnë të gjitha pikat e grumbullimit nëse çmimi i mandarinës nuk rritet.

Komento

Komente

  • gloria: 16/12/2018 15:46

    Po pse o shtet lejohen te vine mandarina e portokalle nga Greku..... Cfar pune ben min. e buqesise.... Perse renohen fermeret tane.... Perse vine molle nga Maqedonia... Sa do vazhdoi kjo kasapane.... Ska faj populli qe largohe nga vendi Harram e paci o politikane mafjoz..

    Përgjigju
  • Sokol. Milano.: 16/12/2018 11:50

    Me 25-30 cent per kg shitet me shumice klementina (mandarina) ne jug te Italise.Bile ka periudha qe shkon edhe ma poshte se 15 cent per kg. Cmimin e prodktit e vendos tregu. Hapni syte se po jua sjellin me 20 lek per kg nga Greqia.

    Përgjigju