Për të shprehur pakënaqësitë për mënyrën e privatizimit të Postë-Telekomit, Distribucionit të Korporatës Energjetike dhe Trepçës, përfaqësues të sindikatave të këtyre ndërmarrjeve protestuan para objekteve të tyre të punës. 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, së bashku me 26 organizata të tjera joqeveritare, kanë mbledhur 50 mijë nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër privatizimit të këtyre ndërmarrjeve publike. 

Peticioni është i hapur deri nesër, ndërsa të hënën do t`u dorëzohet në formë zyrtare edhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës