Protestojnë importuesit e çimentos

Protestojnë importuesit e çimentos
Të mbledhur para Ministrisë së Tregtisë duke u rënë borive të kamionëve si dhe me pankarta të ndryshme protestuan sot punëtorët e kompanisë “Besimi Comerc” me rreth 100 nënkontraktorë të saj për ta kundërshtuar vendimin e ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari, për vendosjen e masës tarifore prej 35 për qind, për të gjithë importuesit e çimentos.


Hyzer Gashi nga kompania “Besimi Comerce” e cila ishte dhe inicuese e protestës tha se kërkohet që të shfuqizohet kjo masë e përkohshme e cila na ka dëmtuar dhe na e ka pamundësur ekzistencën ekonomike.
Sipas Gashit efektet dhe impaketet sociale janë tej mase të mëdha. 
"150 kompani me rreth 2 mijë punëtorë po u kanosen suspendimet dhe falimentimet e një pjese të kompanive" potencoi Gashi duke shtuar se ky vendim nuk përmirëson zhvillimin ekonomik, dhe nuk e mbush buxhetin e Kosovës, pasi sic tha, për këtë kohë buxheti ka humbur mbi 1 milion euro nga mungesa e importit të çimentos.

E për t`a kundërshtuar këtë vendim, sot kanë ardhur edhe Zyrtarët e Bashkimit të sindikatave të pavarura të Shqipërisë ku në një konferencë të përbashkët me ata të Kosovës thanë se vendimi ka penalizuar cimenton e Shqipërisë. Ata thanë se vendosja e cmimit refernet prej 35 % ka katërfishuar këtë cmim dhe po ka pasoja direkt tek punëtorët. Ata u shprehën se ju kanë drejtuar të gjitha institucionëeve që kjo cështje duhet të zgjidhet me dialog në mënyrë që mos të ketë protesta. 


Ata gjithashtu shprehen mllefin dhe theksuan se duan ta zgjidhin këtë problem nëpërmjet dialogut në mënyrë që BSPSH të mos protestojë para ambasadës së Kosovës, të mos krijojë imazhin se Tirana po proteston kundër Prishtinës, dhe se politikanët e Kosovës duhet ta kuptojnë drejt këtë .


Për të kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi, zyrtarët e BSPSH-së sot janë takuar me zyrtarë të Minsitrisë së Tregtisë, ku sipas këtyre të fundit, ata janë njoftuar me procedurat e marrjes së këtij vendimi. Ndërkohë nëpërmjet një deklarate, Ministria e Tregtisë ka njoftuar se ky vendimi për masat e përkohshme mbrojtëse është marrë me qëllim të mbrojtjes së tregut vendor është tërësisht i bazuar në Ligjin për Masat Mbrojtëse në Importe. 
Më tej thuhet se Vendimi për masat e përkohshme mbrojtëse është në fazën finale të shqyrtimit dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pas verifikimit të të gjitha rekomandimeve të dala gjatë kësaj periudhe si dhe analizës së tregut, kjo ministri do të dalë me një qëndrim të ri. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin